Një i ri ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet me targa kosovare në autostradën Fier-Lushnjë.
Si pasojë e aksidentit ka gjetur vdekjen 27-vjeçari Gazmend Hatija, i cili ka qenë duke udhëtuar me një motor në momentin e përplasjes.
Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Vajkan në orët e vona të natës midis të enjtes dhe të premtes.
Ende nuk dihen shkaqet e plota të këtij aksidenti. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/
loading...
Loading...