Vora shpëton në KQZ. Edhe LSI: KQZ nuk ka kompetencë për vendim

Vora shpëton në KQZ. Edhe LSI: KQZ nuk ka kompetencë për vendim

60
0
Shares

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rrëzoi sot pasdite kërkesën e Lëvizjes Socialiste për Integrim për të shpallur pavlefshmëri të votimit në Bashkinë e Vorës.

Kryetarja e KQZ-së, Lefterie Luzi tha se nuk shihte parregullsi për të shpallur të pavlefshëm votimin në Bashkinë e Vorës.

Luzi deklaroi se KQZ-ja nuk mund të marrë vendim për këtë çështje.

Pas vendimit të KQZ-së, Ylli Manjani është shprehur i pakënaqur me vendimin megjithëse e tha edhe vetë se KQZ-ja nuk kishte kompetencë që të merrte një vendim të tillë.

Në vijim ai theksoi se KQZ është qeveria dhe gjykata e zgjedhjeve. “Gjykatat me procedurë normale kanë kohe të tjera dhe procedura të tjera. Ka edhe probleme ligji por KQZ ka marrë vendime edhe ekstra ligjore. Ne kërkojmë një vendim në frymën e ligjit dhe Kushtetutës. Siç u bë për kandidatët mund të veprohet edhe në këtë rast. I falënderoj anëtarët e opozitës që e pranuan që fenomeni ekziston. Nuk jemi të kënaqur nga vendimi, prisnim tjetër gjë. Do bëjmë një konsultë të zgjedhuar me ekipin e juristëve që kemi në parti. Kjo çështje meriton një trajtim për sot dhe në të ardhmen”, tha përfaqësuesi i LSI-së në këtë cështje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY