Shfaqet lufta mes PS dhe LSI tek votimi për drejtorin e RTSH-së

Shfaqet lufta mes PS dhe LSI tek votimi për drejtorin e RTSH-së

133
0
Shares

Ka dështuar edhe sot në mesditë për të tretën herë votimi në KD të Radio Televizionit Shqiptar për Drejtorin e Përgjithshëm. Gjatë garës së sotme, Thoma Gëllçi ka marrë 6 vota, ndërsa Petrit Malaj 5 vota.

Por sipas ligjit për TVSH-në, drejtori i Përgjithshëm zgjidhet vetëm pasi të marrë shtatë votat e nevojshme.

Ne 29 qershor dështoi raundi i dytë për zgjedhjen e drejtorit të Përgjithshëm të Radio Televizionit Publik Shqiptar.

Përfaqësuesit e mbështetur nga opozita në Këshill janë përfshirë në votim, cfarë u jep mundësinë pjesës tjetër të këshillit të kombinojnë votat për të nxjerrë Drejtorin e Përgjithshëm prej një gare shumë të balancuar. Në të dy rastet votuesit “e djathtë” në këshill duhet të zgjedhë mes dy personave më një të kaluar ideologjike të majtë. Ata nuk kanë një emër për të mbështetur kështu që mund të dirigjojnë lojën por tërësisht në fushën e të tjerëve, ku edhe rezultati final do të jetë gjithnjë tek njëra pjesë e fushës.

Në këtë situatë duhej që ajo pjesë e këshillit,i mbështetur nga e majta në procedurat e zgjedhjes në parlament, të konsolidonte qëndrimin për kandidaturat për të zgjidhur ngërcin e drejtimit të Televizionit.

Kjo gjë nuk po ndodh për shkak se brenda këshillit funksionon një gara e vjetër mes PS dhe LSI për institucionet. LSI nuk mund të tërhiqet kaq lehtë nga drejtimi i një institucioni që ka 1000 vende pune.

Gara për drejtorin e Përgjithshëm të RTSH-së ka nisur në datën 1 qershor, pas thirrjes së shpallur nga Këshilli i ri Drejtues i RTSH-së. Afati i fundit i dorëzimit të dosjes konkurruese ishte data 10 qershor, datë në të cilën u shpall edhe lista e plotë e kandidatëve. Në listë numëroheshin 20 emra, katër prej të cilëve u skualifikuan për shkak se nuk plotësonin kriteret e parashikuara në ligj. Ndërsa 16 të tjerët mbrojtën platformat e paraqitura përpara Këshillit Drejtues, disa ditë më parë. Pas dëgjesës dhe procesit të votimit, dolën në krye të listës me një numër të barabartë votash, Petrit Malaj dhe Thoma Gëllçi, ndërsa Artur Zheji, mori vetëm një. Petrit Malaj vjen nga aktrimi dhe pedagogjia. Ndërsa Thoma Gëllçi vjen nga gazetaria. Gara për drejtorin e RTSH-së futi në lojë emra të njohur të gazetarisë, letërsisë e pedagogjisë, si Artur Zheji, Elvira Dones, Zana Çela, Mirela Oktrova, Ilir Yzeiri etj. panorama, droni

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY