SHBA, del nga binarët treni me lëndë djegëse dhe gaz toksik, kërcënohen...

SHBA, del nga binarët treni me lëndë djegëse dhe gaz toksik, kërcënohen 5 mijë banorë

109
0
Shares

Mbi 5 mijë banorë janë evakuuar pasi një tren që transportonte lëndë djegëse dhe gaz toksik ka dalë nga binarët dhe ka marrë flakë, në afërsi të lokalitetit Noksvill të Shteteve të Bashkuara.
Shtatë zjarrfikës u dërguan në spital, pasi në përpjekje për të vënë nën kontroll flakët, thithën tymin e zi, ka bërë të ditur zëdhënësja e Departamentit të Zjarrfikësve, Marian Obrian për “NBC News”.
Të evakuuarit janë dërguar në një zonë të posaçme që ndodhet mbi 1 milje larg vendit të ngjarjes, në afërsi të lokaliteti Merivill dhe mund të qëndrojnë aty deri në 48 orë.
Sipas autoriteteve, dy qendra strehimi po hapen për banorët e zhvendosur, njëra prej të cilave në një shkollë. Nga të njëjtat burime mësohet se treni përmbante lëndë të tipit Akrylonitril, që konsiderohet maksimalisht djegëse, si dhe gaz toksik.
Nga incidenti tre automjete që ndodheshin pranë vendit të ngjarjes kanë marrë flakë dhe ende nuk dihet nëse zjarri është vënë nën kontroll, apo ka subjekte të tjera të dëmtuara.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY