Parlamenti fal mijëra gjoba për pagesat e sigurimeve. Mazhoranca nuk arrin kuorumin...

Parlamenti fal mijëra gjoba për pagesat e sigurimeve. Mazhoranca nuk arrin kuorumin për shkak të LSI-së

58
0
Shares

Parlamenti shtyu përsëri sot një ligj për mungesë kuorumi. Bëhet fjalë për ligjin “Kodi rrugor i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar” u shty për seancën e radhës për shkak se nuk bëheshin dot 84 vota të nevojshme për të realizuar shumicën e cilësuar. Mungonte deputeti i LSI-së, Spartak Braho.

Në seancë u miratua me 74 vota pro edhe shtyrja e afatit të komisionit për marrëveshjen pozitë-opozitë për dekriminalizimin deri në fund të muajit dhjetor të këtij viti. Ky komision dështoi të realizonte një marrëveshje përpara fillimit të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale.

Kuvendi ka zgjatur për më shumë se 10 orë mbushur me diskutime rreth zgjedhjeve vendore të 21 qershorit.

Po sot Parlamenti mori një vendim të rëndësishëm që lidhet me avancimin e dixhitalizimit të TVSH.

Po ashtu ajnë folur gjobat me ligj për mospagimin në afat të kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore nga subjekte juridike dhe fizike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY