Ish-gardisti Ylli Memia një nga dëshmitarët kyç në procesin kundër Arben Frrokut, është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 6 muaj burg. Vendimi është dhënë nga gjyqtarja Ardiana Bera e cila në përfundim të shqyrtimit gjyqësor ka argumentuar se rrezikshmëria e veprës së kryer prej tij ajo e dëshmisë së rremë është e tille, saqë e bënë të domosdoshëm izolimin nga shoqëria për një periudhë 6 mujore.
Emri i Memisë, u përmend nga prokuroria si njeriu i cili kishte ndërmjetësuar takimin e dëshmitarit të mbrojtur prej akuzës që pa vrasësit e komisarit Dritan Lamaj dhe dy ish-zyrtareve të lartë të policisë. Sipas Prokurorisë, ai ishte kontaktuar në telefon nga dëshmitari Arben Ndoka për të denoncuar vrasjen e komisarit të policisë. Në sallën e gjyqi i thirrur për të dëshmuar mbi këtë rrethanë, Memia deklaroi se dëshmitari i mbrojtur është vetë-ofruar dhe se ai nuk është kontaktuar prej tij.
Kjo bëri që prokurorët të kërkojnë në salle marrjen e tij si të pandehur për kallëzim të rremë. Memia është personi i parë që pasditen e 24 shkurtit 2013 dëgjoi rrëfimin e plotë të Fatmir Vladit lidhur me skemën e vrasjes së kryekomisar Dritan Lamaj dhe më pas ka qenë po ai që lajmëroi ish-drejtuesit e Policisë së Shtetit.
VENDIMI
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E RRETHIT GJYQËSOR
TIRANË
Nr. 1368 Regjistri Themeltar Nr. Vendimit 2273
Data e ardhjes 27. 01. 2015 Datë 23. 06. 2015.
V E N D I M
“NË EMËR TË REPUBLIKËS”
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e përbërë nga,
GJYQTARE ARDIANA BERA
Asistuar prej sekretares gjyqësore Marjeta Ibro, në Tiranë, sot më datë 23.06.2015, përfundoi së gjykuari pasi mori në shqyrtim në seancë gjyqësore publike, çështjen penale nr. 1368 akti, që i përket:
KËRKUES: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, përfaqësuar nga prokurori Etien Kapo.
KUNDËR TË PANDEHURIT: Ylli Memia, i biri i Halit-it dhe i Raze-s, data lindja 31. 01. 1968, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë, në adresën: bulevardi “Bajram Curri”, rruga “Kristo Floqi”, banesa private pa numër, pranë gjimnazit “Besnik Sykja”, me arsim të mesëm, i padënuar pa masë sigurimi, me shtetësi e kombësi shqiptare, në mungesë, përfaqësuar dhe mbrojtur nga avokate Valentina Teodoresku, dhoma e avokatisë Tiranë, e caktuar nga gjykata.
AKUZUAR: Për kryerjen e veprës penale “Dëshmia e rreme“, parashikuar nga neni 306/1 të Kodit Penal.
Në përfundim të hetimit gjyqësor Gjykata, pasi administroi provat shkresore; dëgjoi prokurorin, i cili kërkoi:
• Deklarimin fajtor të pandehurit Ylli Memia, akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Dëshmi e rremë” dhe në bazë të nenit 306/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
• Detyrimin e të pandehurit Ylli Memia për të paguar shpenzimet proceduriale gjatë hetimeve paraprake në vlerën prej 5000 (pesëmijë) Lekë dhe ato gjatë shqyrtimit gjyqësor që do të caktohen nga ana Juaj.
• Dëgjoi përfaqësuesen e të pandehurit, avokaten mbrojtëse e cila kërkoi:- Një dënim alternativ në bazë të nenit 59 të Kodit Penal.
• Si dhe pasi e shqyrtoi çështjen në tërësi;
PËR KËTO ARSYE
Gjykata bazuar në nenet 379, 384, 390, e 485 të Kodi Procedurës Penale,
V E N D O S I
1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Ylli Halit Memia, për kryerjen e veprës penale- “Dëshmia e rreme“, e parashikuar nga neni 306/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 6(gjashtë) muaj burgim.
2. Vuajta e dënimit do të fillojë nga dita e ekzekutimit të vendimit. Dënimi do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
3. Shpenzimet proçeduriale në fazën e hetimeve paraprake, në shumën 5000 si dhe shpenzimet gjyqësore i ngarkohen të pandehurit.
4. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim, brenda 10 (dhjetë), në gjykatën e Apelit Tiranë, duke filluar ky afat nga e nesërmja e shpalljes së tij.
5. U shpall në Tiranë sot, më datë 23.06.2015.
SEKRETARE GJYQTARE
MARJETA IBRO ARDIANA BERA
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/