Basha: Pas 25 vitesh shqiptarët i janë rikthyer eksodit

Basha: Pas 25 vitesh shqiptarët i janë rikthyer eksodit

66
0
Shares

Në një postim në fb, kryetari i PD-së, Lulzim Basha thekson se si atëherë me 2 korrik edhe tani shqiptarët i janë rikthyer eksodit:

“Si sot 25 vjet me pare, rinia shqiptare, burrat e gratë guximtarë shemben murin e izolimit dhe u hodhen në oborrin e selive të huaja duke zgjedhur lirinë në vend të diktaturës.

Falë kurajos dhe guximit të tyre që u ngritën dhe qëndruan të parët kundër diktaturës dhe izolimit, Shqipëria nisi rrugën pa kthim drejt Europës. Hapa të rëndësishëm u hodhën në këtë rrugë, duke sjellë lëvizjen e lirë, anëtarësimin në NATO, marrjen e statusit të vendit kandidat.

Në vënd të kremtimeve, ky 25 vjetor na bën sot të reflektojmë si asnjëhere tjetër për vendin dhe shoqërinë tonë. Me zgjedhjet e 21 qershorit, vota e lirë, themeli i demokracise është dëmtuar rëndë, kriza ekonomike ka pllakosur vendin, mjerimi është ulur këmbëkryq në mijëra familje shqiptare, eksodi është rikthyer i dhimbshëm sa atëherë.

25 vjet më parë, bashkëqytetarët tanë refuzuan me forcë propagandën e regjimit që fliste për arritje spektakolare, ndërkohë që vendin e kishte mbërthyer zija e bukës. Sot, 25 vjet më pas, shqiptarët po e braktisin vendin duke ikur drejt Europës nga dëshpërimi, papunësia, nga korrupsioni, nga pasiguria dhe nga mjerimi ekonomik”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY