Tsipras letër kreditorëve: Greqia pranon kushtet…, por me disa ndryshime

Tsipras letër kreditorëve: Greqia pranon kushtet…, por me disa ndryshime

57
0
Shares

Kryeministri grek Aleksis Tsipras do të pranojë të gjitha kushtet e kreditorëve për shpëtim, që iu vunë në tryezë këtë fundjavë me vetëm disa ndryshime të vogla, sipas një letre që kryeministri grek dërgoi mbrëmjen e djeshme më 30 qershor e që u morr nga “Financial Times”.
Letra dyfaqëshe,  që i drejtohet krerëve të Komisionit Europian, Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Qëndrore Europiane, shtjellon kërkesën surprizë të së martës për një zgjerim në kohë të afatit tashmë të skaduar për pagesën, shkruan Peter Spiegel.
Edhe pse skadimi i afatit në mesnatën e së martës më 30 qershor do të thotë që zgjerimi i afatit nuk është më i mundur, letra e Tsiprasit mund të shërbejë si mënyrë shpëtimi për ditët në vijim.
Letra e Tsiprasit thotë se Athina do të pranojë të gjitha reformat e sistemit të taksave në vendin e tij me një ndryshim : një zbritje me 30% për ishujt grekë, shumë prej të cilëve janë në rajonet e largëta ku furnizimi është një proces i vështirë.
Lidhur më çështjen e reformës së pensioneve, Tsipras kërkon që përpjekjet për shtyrjen e moshës së pensionit deri në 67 vjeç në vitin 2022, të fillojnë në muajin tetor dhe jo menjëherë.
“Republika Greke është gati të pranojë marrëveshjet me kreditorët por me disa ndryshime, shtesa dhe sqarime, si pjesë e zgjatje së afatit të skadimit të pagesës,” shkruan në fillim të letrës Tsipras.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY