KLD nis inspektimin ndaj gjyqtarëve që liruan Arben Frrokun në Shkallën e...

KLD nis inspektimin ndaj gjyqtarëve që liruan Arben Frrokun në Shkallën e Parë

77
0
Shares

KLD do të verifikojë ligjshmërinë e procedurave të ndjekura nga 5 gjyqtarët e Shkallës së Parë, që dhanë pafajësi për Arben Frrokun, ndërkohë që ai akuzohej për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj. Hetimi i KLD vjen pas kërkesës së Prokurorit të Përgjithshëm, me qëllim nxjerrjen e përgjegjësisë për dhënien e pafajësisë për Frrokun, ndërkohë që në pesëshen e trupit gjykues, kreu e saj Dritan Hallunaj është njëherësh edhe anëtar i KLD-së.
arben frroku_copy_2Pas rrëzimit nga Apeli të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, KLD ka një argument më shumë për të zgjeruar hetimin dhe për të verifikuar nëse Shkalla e Parë i ka trajtuar provat në mënyrë të njëanshme, duke dhënë një vendim të paligjshëm.
Verdikti i Apelit u shpall nga një trupë e kryesuar nga gjyqtari Fehmi Petku dhe anëtarë gjyqtarët Amarildo Laçi, Albana Boksi, Nure Dreni dhe Dhimitër Lara.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY