INTERVISTA/ Flet deputeti PS Vladimir Kosta: Ministrat po bëjnë ligjin, Ram e...

INTERVISTA/ Flet deputeti PS Vladimir Kosta: Ministrat po bëjnë ligjin, Ram e Ruçi të marrin në kontroll partinë

138
0
Shares

Deputeti socialist i Përmetit, Vladimir Kosta, akuzon ministrin e Ekonomisë Arben Ahmetaj si të paaftë, mosmirënjohës dhe të papërgjegjshëm.
Sipas tij, Ahmetaj, i cili është koordinatori politik i PS-së për qarkun e Gjirokastrës, ka shmangur deputetët nga çdo vendimmarrje, duke shkëputur çdo lidhje me elektoratin që i ka votuar.
“Unë kam pasur miqësi shumë të mirë familjare me Arben Ahmetajn, madje unë e kam futur ortak në biznes, pa futur dorën në xhep. Por pushteti e ka bërë xheloz, mosmirënjohës dhe të papërgjegjshëm. Në të tilla situata që ai vendos deputetët, më mirë të bëjë punën e deputetit, sepse më duket vetja i tepërt. Kam qenë kundër drejtimit të një familjeje me dy koka, me dy koka nuk drejtohet dot. Unë jam deputet në Përmet dhe drejtimin e bën Ahmetaj”, shprehet Kosta për gazetën “Panorama”.
Duke shpjeguar thëniet e tij, për atë që Arben Ahmetaj është një fatkeqësi për PS-në e Gjirokastrës, Vladimir Kosta i bën apel kryetari Edi Rama dhe Sekretarit të Përgjithshëm ët PS-së Gramoz Ruçi, që të marrin partinë nën kontroll se ministrat po bëjnë ligjin sipas tij.
“Një rol më të madh duhet të luajë dhe kryetari i grupit, Gramoz Ruçi, i cili i ka lënë Edi Ramës dhe drejtimin e qeverisë dhe drejtimin e partisë. Ai është njohës i vjetër i partisë dhe duhet të merret më mirë me partinë, problemet që ajo ka dhe me marrëdhëniet e deputetëve me qeverinë. Ministrat po bëjnë ligjin, në rastin konkret Arben Ahmetaj, duke injoruar deputetin e zonës dhe duke mos i lënë asnjë kontribut në marrëdhëniet me zgjedhësit e tij. Prandaj them që ‘Një fatkeqësi e madhe i ka rënë PS-së në qarkun e Gjirokastrës, që koordinator politik ka të paaftin Arben Ahmetaj!’”, sqaron deputeti Vladimir Kosta.
Ndërsa rasti i humbjes së Bashkisë së Përmetit për Kostën, është ai i mospërfilljes së partisë për kandidatin që ajo nuk e donte dhe nuk e pranoi asnjëherë.
“Që ditën që unë u prezantova para strukturave të Partisë Socialiste nga Arben Ahmetaj, pashë se PS e Përmetit ishte e çarë në dy pjesë, partia e Gilit, i cili kishte një influencë të jashtëzakonshme. Në parti kishte intriga dhe përçarje për ta dominuar sa më mirë”, shprehet Kosta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY