Një këndvështrim të ri në analizën e rezultateve të zgjedhjeve vjen nga deputeti i PD-së, Kastriot Islami në një shkrim të botuar sot në Panorama.
“Pjesëmarrja në shkallë kombëtare më 21 qershor 2015 është ulur me rreth 152 mijë vota ose me rreth 9% krahasuar me zgjedhjet e 2013-s. Ndërkohë, kjo është shoqëruar me zvogëlim të ASHE me rreth 230 mijë vota ose me rreth 8.6 %, nga 62 për qind në 2013 në 53.4 % në 2015.
Nga ana tjetër, APPD është rritur me rreth 50 mijë ose vota ose me rreth 6.7% nga 36% në 42.7%. Kjo është një dukuri që ka ndodhur pothuajse në çdo qark, bashki dhe deri QV, diku më shumë e diku më pak.
Mund të thuhet se situata elektorale për dy vjet ka tendencë t’i largohet peizazhit të 2013-s dhe t’i afrohet konfiguracionit elektoral e majtë-e djathtë të vitit 2009, duke qenë më pranë tij, por pa qenë ende i njëjtë me atë të vitit 2009.
Ndryshe mund të thuhet se hendeku midis ASHE dhe APPD prej 36% në 2013-n është ngushtuar në 2015 deri në 11% ose, e thënë ndryshe, është ngushtuar me rreth 60% hendeku prej 26%, i krijuar në 2013.
Tre janë parametrat që shërbejnë si provë/fakt për të arritur në këtë përfundim:
1.rënie e ASHE për shkak të rënies së pjesëmarrjes në votime dhe njëkohësisht rrudhje e saj më rreth 230 mijë vota apo rreth 9 %;
2.rritje e APPD me rreth 50 mijë vota ose me rreth 6.7 %;
3. zvogëlim i hendekut midis së majtës e së djathtës, nga 26% në vitin 2013 në 10.8% në vitin 2015. Duhet shënuar gjithashtu se 2.3% nga rënia e ASHE në shkallë kombëtare ka shkuar për të “financuar” kandidatët e pavarur dhe ata të paraqitur nga partitë jashtë dy koalicioneve”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/