ARTAN FUGA/Cfarë po ndodh me Këshillin Drejtues të Radiotelevizionit shqiptar???

ARTAN FUGA/Cfarë po ndodh me Këshillin Drejtues të Radiotelevizionit shqiptar???

83
0
Shares

Nga informacionet që vijnë dy janë ngjarjet që kanë tërhequr vëmendjen time për nga dramaciteti i paraqitur dhe rruga pa krye e pa zgjidhje ku janë futur.

Kriza greke ku zoti Xipras nuk di se çfarë ta bëjë traditën e demokracisë greke përballë kreditorëve që nuk njohin logjikë tjetër veç asaj financiare dhe mbledhjet e Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit shqiptar për të zgjedhur Drejtorin e vet të përgjithshëm.

Kam respekt të veçantë për seicilin nga antarët e tij, por si institucion është prova e asaj që kam dymijë e treqind vjet që po e them dhe e përsëris se institucionet publike e shtetrore nuk mund të ndërtohen mbi bazën e bipartizmit, ajo që përsëris si gjinkallë prej dekadash se neutraliteti nuk realizohet me bipartizmin, se bipartizmi e kthen shtetin në arenë trafiqesh, tensionesh, bllokimesh, pra se neutraliteti dhe asnjanësia nuk realizohen sikurse thotë ndonjë i çakërdisur me bipartizëm, se apolitizimi nuk realizohet dot me dypolitizimin.

Dy kandidatët kanë ngecur në ajër në dy votimet e para. Askush prej tyre nuk ka mundur të fitojë dot. Njeri merr votat e demokratëve dhe tjetri të socialistëve nëse do ta skematizoja pak çështjen ndonëse të dy janë socialistë, por socialistë të kategorive të ndryshme. Histori e gjatë…

Pasi u bënë dy votime tani do të bëhet përsëri votim i tretë. Gjendja më duket krejt qesharake. Pse do të ndryshojë mendjen ndonjë votues në Këshill ? Platformat i ka njohur prej kohësh. Dy herë ka votuar, përse do t’i ndryshohet mendja tani? Ose sepse do t’i shkrepet kot në kokë, ose sepse do t’i hyjë mik ndonjë mik, ose sikurse dyshon publiku mund të vihen në funksion mekanizma të tjera si ato të marrëdhënieve midis Xiprasit dhe kreditorëve europianë.

Një mundësi ka, të ndërhyjnë partitë, por në këtë rast ideja se Këshilli zgjedh Drejtorin e Përgjithshëm diskreditohet krejtësisht dhe do të dilte krej hapur se janë partitë politike që sundojnë.

Po debatohen platformat e kandidatëve dhe idetë e tyre? Shumë mirë, por këshilli që ndahet sipas llogoreve politike po tregon se as i hyn në sy ndonjë platformë.

Paltforma është lojaaaa…

Por, ne si publik, ne si profesionistë të komunikimit na intereson pikërisht performanca e kandidatëve që Këshilli tregoi se nuk është në gjendje ta vlerësojë, jo për shkak të aftësive personale të ndokujt prej antarëve, por për arsye të tjera sipërore.

Mos u tallni më me publikun duke na hedhur hi syve se vendim-marrja do të jetë mbipolitike ose jopolitike.

Përse ai këshill nuk merr mendimin e ekspertëve për performancën e kandidatëve, përse nuk merr ekspertizë për analizën e kandidatëve mbi gjendjen e RTVSH, përse nuk u drejtohet institucioneve të specializuara jopolitike akademike, profesionale, etj., për të vlerëzuar platformat?

Vetë Ali, vetë Kadi…

Po hapuni o hapuni, përse jeni ngujosur sikur do të zgjidhni Papën o miq të mirë e të nderuar, po tregoni para publikut se edhe në proçedura jeni të emancipuar dhe vlerësoni gjykimin publik, nuk është spektakli televiziv që e bën publike një procedurë, por pjesëmarrja në vendimmarrje e instancave eksperte publike e të pavarura.

Në mos e bëfshi kështu, ta gëzoni Drejtorin e zgjedhur politikisht të Radiotelevizionit publik, gjoja jopolitik.

Pse do të na zhgënjeni o miq medoemos, kur i keni të gjitha haletet për të na bërë të nisim të besojmë sadopak te ajo që u është besuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY