Apeli lë në burg gjyqtaren Parashqevi Ademi, nuk merr në konsideratë problemet...

Apeli lë në burg gjyqtaren Parashqevi Ademi, nuk merr në konsideratë problemet e saj me zemrën

76
0
Shares

Mbetet në burg Parashqevi Ademi, gjyqtarja e Lezhës e arrestuar disa ditë më parë. Gjykata e Apelit nuk e ka ndryshuar sot masën e sigurisë ndaj saj, megjithëse prej ditësh ajo është e shtruar në spital,për disa probleme me zemrën.
Gjyqtarja e rrethit gjyqësor Lezhë, Parashqevi Ademi, u arrestuar në flagrancë, disa ditë më parë në zyrën e saj në gjykatën e Lezhës, teksa merrte zarfin me 200 mijë lekë (të reja brenda), për mbylljen e një çështje.
Bashkë me gjyqtaren u arrestua edhe avokati Gjovalin Prendi, i cili ka qenë ndërmjetës midis qytetarit dhe gjykatëses Ademi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY