Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Aksion ndërkombëtar antidrogë në 33 shtete, përfshirë Shqipërinë, kapen 2.8 tonë drogë, 500 persona në pranga

01/07/2015
Aksion ndërkombëtar antidrogë në 33 shtete, përfshirë Shqipërinë, kapen 2.8 tonë drogë, 500 persona në pranga
Share on FacebookShare on Whatsapp

Më shumë se 500 të arrestuar dhe 2.8 tonë kokainë e sekuestruar është bilanci i një operacioni ndërkombëtar, pjesë e të cilit ka qenë edhe Shqipëria. Në kuadër të operacionit “Blue Amber”, i shtrirë në më shumë se 30 shtete dhe me mbështetjen e EUROPOL-it, oficerët ligj-zbatues të 28 shteteve të BE-së dhe partnerë ndërkombëtarë kanë bashkëpunuar për të zbuluar grupet e krimit të organizuar dhe infrastrukturën e tyre.
Pas operacionit të shtrirë në disa shtete të botës, për afro një muaj e gjysmë u arrestuan 500 të dyshuar si persona të përfshirë në trafik të lëndëve narkotike, në trafikun e qenieve njerëzore, të dyshuar për trafikim të armëve, falsifikim të mallrave, mundësim të imigracionit të paligjshëm, apo edhe për vepra penale të lidhura me krimin kompjuterik. Ndërkohë, u konfiskuan 390 mjete dhe afro 1300 tonë metale të vjedhura. Për sa i përket luftës kundër trafikimit të lëndëve narkotike, brenda kësaj periudhe kohore u arrit të sekuestroheshin 2.8 tonë kokainë dhe 110 kg heroinë. Edhe këtë herë, specialistët kanë arritur të konfirmojnë sërish se kontejnerët përdoren për trafikimin e sasisë së madhe të lëndëve narkotike, ndërsa pakot dhe korrierët përdoren për volumin e ulët të trafikimit.
Vendet pjesëmarrëse ishin: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kolumbia, Maqedonia, Moldavia, Mali i Zi, Norvegjia, Serbia, Zvicra, Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Islanda, Turqia, Nigeria, Abu Dhabi, Australi, Dubai, Hong Kongu, Indonezia, Malajzia, Zelanda e Re, Filipinet, Katari, Tajlanda, Panamaja, Kosta Rika, Ekuadori, Peruja, Republika Dominikane, Brazili, Meksika, Guatemala dhe Bolivia. Njëkohësisht, operacioni u mbështet nga Komuniteti i Policisë e Amerikave (Ameripol), Konventa e Bashkëpunimit Policor për Sekretariatin e Europës Juglindore (PCC-SEE), Qendra Ligjzbatuese për Europën Juglindore (SELEC), Rrjeti Europian i Policisë Rrugore (TISPOL), Misioni i Bashkimit Europian i Asistencës Kufitare për Moldavinë dhe Ukrainën (EUBAM), Frontex, Interpoli dhe Eurojust. Ky operacion erdhi pas operacionit të suksesshëm njëjavor “Archimedes”, i organizuar vitin e kaluar, i cili çoi në arrestimin e mbi 1000 individëve dhe konfiskimin e afërsisht 2.7 tonëve drogë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Seancë e re për Ilir Metën, avokati Kujtim Cakrani: Sot do të kërkojmë ndryshimin e masës së sigurisë

Seancë e re për Ilir Metën, avokati Kujtim Cakrani: Sot do të kërkojmë ndryshimin e masës së sigurisë

18/03/2026
Benet Beci në SPAK, enigmë arsyet e thirrjes

GJKKO kalon për gjykim Benet Becin dhe 6 zyrtarë të tjerë për një tender të KESH

17/03/2026
Berisha niset drejt Brukselit në 50 vjetorin e EPP-së, agjendë intensive me liderët europianë

Berisha niset drejt Brukselit në 50 vjetorin e EPP-së, agjendë intensive me liderët europianë

17/03/2026
Berisha deklaron garimin për kryetar të PD më 23 maj

Berisha deklaron garimin për kryetar të PD më 23 maj

17/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Seancë e re për Ilir Metën, avokati Kujtim Cakrani: Sot do të kërkojmë ndryshimin e masës së sigurisë

Seancë e re për Ilir Metën, avokati Kujtim Cakrani: Sot do të kërkojmë ndryshimin e masës së sigurisë

18/03/2026
Benet Beci në SPAK, enigmë arsyet e thirrjes

GJKKO kalon për gjykim Benet Becin dhe 6 zyrtarë të tjerë për një tender të KESH

17/03/2026
Berisha niset drejt Brukselit në 50 vjetorin e EPP-së, agjendë intensive me liderët europianë

Berisha niset drejt Brukselit në 50 vjetorin e EPP-së, agjendë intensive me liderët europianë

17/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.