Tre nobelistët më të famshëm në ekonomi, cila është vota e tyre...

Tre nobelistët më të famshëm në ekonomi, cila është vota e tyre për referendumin në Greqi

98
0
Shares

Tre laureatë të çmimit Nobel në ekonomi kanë analizuar në media gjatë dy ditëve të fundit pikëpamjet e tyre mbi atë që është quajtur “Greferendum.”

Joseph Stiglitz

banka greke joseph stiglitz

Është për votën jo në referendum pasi “kjo lë të paktën hapur mundësinë që Greqia, me traditën e saj të fortë demokratike, ta rrokë fatin e saj në duart e veta,” argumentoi Stiglitz. Ndërsa e ardhmja e Greqisë nuk mund të jetë aq i begatë, si në të kaluarën e saj, ai thotë se jo në referendum duhet preferuar ndaj “torturës së padurueshme të së tashmes.”

Christopher Pissaridis

banka greke christopher pissarides

Pissaridis u bëri thirrje grekëve të votojnë “po” në referendumin e ardhshëm. “Unë do të preferoja të votonin PO dhe unë do të inkurajoj të gjithë që mundem që të votojnë po, sepse një votë jo do të jetë një vdekje e plotë e cila do të çojë përfundimisht në një Grexit”.

Paul Krugman

banka greke paul krugman

“Unë do të preferoja Jo”. Trojka kopjoi Corleonen me kah të kundërt – ata i bënë Tsipras një ofertë që ai nuk mund të pranojë dhe e bënë me vetëdije. Pra ultimatumi ishte, në fakt, një lëvizje për të rrëzuar qeverinë greke. Dhe kjo edhe në rastin kur nuk ju pëlqen Syriza, është shqetësuese për këdo që beson në idealet evropiane. “

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY