Presidenti KE Juncker 4 kushte për negociata Athinës

Presidenti KE Juncker 4 kushte për negociata Athinës

36
0
Shares

Presidenti i Komisionit Europian Zhan-Klod Juncker bëri një ofertë të minutës së fundit në Athinë në përpjekje për të arritur një marrëveshje ndihme, para se të skadojë afati për pagesën e këstit të borxhit.
Sipas ofertës, kryeministri Aleksis Tsipras do të duhet të dërgojë sot një deklaratë me shkrim se pranon propozimet e kreditorëve me një ndryshim në tekstin e tyre, dhe të bëjë thirrje që populli grek të përgjigjet më një “po” në referendum.
Në mënyrë specifike, kushtet e Juncker janë:
– Athina të pranojë tekstin e propozimeve të kreditorëve,
– Të pranohet një ndryshim i tekstit, që lidhet me TVSH-në e hoteleve,
– Tsipras të bëjë thirrje që qytetarët të përgjigjen me një “po” në referendum dhe
– Nëse këto kushte pranohen, të thirret një mbledhje urgjente e Eurogrupit. Nuk ka asnjë sinjal nëse qeveria greke do ta pranojë propozimin e fundit të Juncker.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY