Majko: PS ka probleme…, zgjedhjet në parti “no comment”

Majko: PS ka probleme…, zgjedhjet në parti “no comment”

46
0
Shares

Në 24 vjetorin e PS-së, një nga themeluarit e saj, Pandeli Majko e sheh këtë parti me probleme. Ai nuk e fsheh një gjë të tillë, ndërsa shprehet se, “sa u takon problemeve brenda Partisë Socialiste, këto janë normale, pasi PS-ja është një familje e madhe, dhe e kundërta do të ishte problem”.
I pyetur për zgjedhje brenda partisë, Majko i shmanget përgjigjes me elegancë, duke thënë se oborri i teatrit është i papërshtatshëm për të folur për të tilla çështje.
Në përpjekje për të dhënë një mesazh për 24 vjetorin e PS-së, si edhe për zgjedhjet e 21 qershorit, Majko përshëndet së pari ata njerëz të thjeshtë e anonimë që përbëjnë historinë e vërtetë të PS-së.
Ndërsa për zgjedhjet Majko thotë se përgjegjësia e kësaj mazhorance është shumë e madhe, pasi sipas tij, të qeverisësh 2/3 e popullsisë, qoftë edhe matematikisht, është e frikshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY