Kush janë spiunët e rinj serbë

Kush janë spiunët e rinj serbë

58
0
Shares

Revista serbe Newsweek, ka bërë një përshkrim të shkollës së sipunëve serbë ndërkohë që dihet se pjesa shqiptare e Ballanit janë edhe zona ku ata kanë shumë interesa.

Në kompleksin e BIA-s në Banjicë, jo shumë larg Beogradit, ekziston një institucion arsimor në të cilin shkollohen agjentët e fshehtë serbë, të cilët çdo herë prezantohen sipas kodeve të fshehta. Madje as profesorët nuk i dinë emrat e vërtetë të nxënësve të tyre në të ashtuquajturën shkolla e spiunëve.

Kjo është një shkollë e specializuar për agjentë të fshehtë, të cilët çdo herë u prezantohen profesorëve të tyre me kode të veçanta, të cilat i marrin në fillim të trajnimit, shkruan Neësëeek serb, transmeton
lajmi.

Është në interesin e kandidatëve që të mbrohet privatësia e tyre nga kureshtja e njerëzve, kështu që nga fillimi i pranimit të tyre në akademi secili prej tyre e merr një kod identifikues, dhe mjafton vetëm të tregohet numri xy65r, ka deklaruar drejtori i akademisë kombëtare të sigurisë, ANB që funksionon nën ombrellën e BIA, Dragan Simeunoviq.

Sipas fjalëve të tij, hyrja në akademi është e vështirë për faktin se kandidatët i nënshtrohen kontrollit rigoroz shëndetësor, përmes një komisioni që përbëhet nga tre psikolog, dhe pasi të kalojnë atë test i presin kontrollet tjera, siç janë ai rreth njohurive në histori, gjuhëve të huaja, por aty janë edhe testet e përgatitjes fizike.

Përveç gjuhës arabe aty mësohen edhe shtatë gjuhë tjera, derisa në mesin e kandidatëve ka edhe femra të cilat pas diplomimit bëhen spiune të shkëlqyera.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY