Kanë mbetur edhe pak orë që Greqia të shlyejë detyrimin e saj monetar për derdhjen e 1.6 miliardë eurove në llogaritë e Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Ndërkohë qeveria greke kërkon një zgjidhje të minutës së fundit, duke hedhur në tryezë propozimin për një marrëveshje brenda Eurozonës dhe ristrukturim të borxhit që ka duke shtuar edhe më shuam ankthin.
Nga Bashkimi Europian kjo shihet si një paketë e tretë huaje dhe reagimi i kancelares gjermane, Angela Merkel ishte i menjëhershëm.
“Nuk do të diskutojmë një paketë të tretë ndihme”, tha ajo.
Konkretisht, Greqia ka borxh në shifra rekord ndaj Gjermanisë, me plot 68,2 miliardë euro, pas së cilës vijnë vende të tjera të BE-së, si Franca, Italia, Spanja, që në rend zbritës presin të shlyhen nga Athina zyrtare respektivisht me 43,8 mld euro, 38,4 mln euro dhe 25 mld euro.
Institucioneve ndërkombëtare si FMN dhe BQE, Athina iu detyrohet 21,4 mld euro dhe 18,1 mld euro në total, shumë prej së cilës Greqia nuk arriti dot të shlyejë edhe këstin prej 1,6 mld eurosh që detyrohej ta bënte me 4 ndarje brenda muajit qershor, por që e shtyu disa ditë më parë deri në ditën e sotme, për ta refuzuar tashmë.
Ndër vendet e vogla, por jo me kontribute edhe aq të vogla në ndihmën ndaj Greqisë, renditen edhe Holanda, SHBA-të, Britania e Madhe, Belgjika, Austria dhe Finlanda; respektivisht me 13,4 mld euro, 11,3 mld euro, 10,8 mld euro, 7,5 mld euro, 5,9 mld euro dhe 3,7 mld euro.
Ndërkohë Greqia ka edhe një grafik të shlyerjes së borxheve që shkon përtej vitit 2020 në shifra shumë të mëdha.topchannel droni
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/