1990, Kamioni nuk ishte i pari. Ambasadori hapi dyert vetë, ndezi dritat...

1990, Kamioni nuk ishte i pari. Ambasadori hapi dyert vetë, ndezi dritat dhe priti 3199 refugjatë

125
0
Shares

Në një intervistë për DW ish-ambasadori gjerman Werner Daum në vitin 1990 tregon në një version befasues historinë e hapjes së ambasadave më 2 korrik 1990.

kamionio tirana 1990

DW: A mund të thuhet se ambasadat perëndimore ndihmuan në mënyrë aktive, që shqiptarët të hynin në oborret e tyre dhe të kërkonin strehim. Tashmë ishte fakt, i provuar në vendet e tjera lindore, se ikja e njerëzve i hiqte legjitimitetin regjimit dhe shkaktonte rrëzimin e tij. A keni kontribuar edhe ju në mënyrë të drejtpërdrejtë?

Daum: Refugjatët e parë hynë në ambasadën greke, ata ishin shqiptarë të etnisë greke, që flisnin greqisht, nja njëzet të rinj, që shpresonin se në këtë mënyrë do të iknin nga vendi për të gjetur një të ardhme jashtë Shqipërisë. Të tjerë të rinj, që falë historisë, por edhe falë afërsisë me radion dhe televizionin italian, dinin italisht, hynë në amasadën italiane. Në ambasadën gjermane askush. Ato, që kishin kërkuar ndërkohë strehim në ambasada, shpresonin se do të mund të dilnin nga Shqipëria, por kjo objektivisht nuk ishte shumë e sigurtë. Kishte raste precedente, të cilat e venisnin shpresën. Pastaj mendova, këto njerëz që duan të ikin nga burgu Shqipëri, që duan të ikin nga dhunimi jo vetëm i lirisë, por edhe i fesë, shkojnë te grekët dhe italianët, dhe as nuk u shkon ndër mend të vijnë te gjermanët. Dhe thashë me vete, unë dëshiroj që edhe te ne të strehohen njerëz, disi kemi për t’ia bërë, dhe nëse do të ketë sukses me një numër të konsiderueshëm, kjo do ta destabilizojë edhe regjimin. Pas ketij vendimi i hapa portat e ambasadës, dhe mbasdite vonë i ndeza të gjitha dritat, që kishte në ndërtesën e ambasadës dhe në oborr. Dhe me të vërtetë nga ai çast erdhën fillimisht disa, pastaj më shumë, dhe në fund u bënë 3199 vetë gjithsej, që u strehuan në ambasadën tonë.

kamioni ambasada gjermnae

DW: Disa të rinj kanë hyrë me kamion në oborrin e ambasadës, duke rrëzuar murin rrethues. Përse kjo hyrje me kamion, kur porta ishte ndërkohë e hapur?

Daum: Historia me kamionin ka qenë disa ditë më vonë, nuk mund ta them me saktësi se kur, katër apo pesë ditë më vonë, sepse natyrisht situata çdo ditë ndryshonte, madje çdo orë. Kishte vazhdimisht momente, kur shfaqej sigurimi, rrethonte territorin e ambasadës për të penguar që të tjerë njerëz të hynin në ambasadë dhe gjatë një momenti të tillë, tri katër ditë pas fillimit, erdhi kamioni, rrëzoi murin dhe ato, që ndodheshin brenda në kamion, kërcyen në tokë dhe ishin në ambasadë.

kamioni i murit

DW: Ju i keni hapur dyert e ambasadës pa marrë urdhërin nga Boni. Kjo ishte një përgjegjësi me rrezik. Sa ia vlen të rrezikosh për të marrë vendime pa miratimin e qendrës, kur e kërkon nevoja e momentit?

Daum: Kjo ështe e imagjinueshme dhe e mundur vetëm në raste ekstreme. Një diplomat është i varur nga qendra. Boni atëherë nuk donte që unë të mbështesja në mënyrë aktive lëvizjen e refugjatëve. Unë kam patur pastaj, për ta thënë në mënyrë të zbutur, vështirësi tepër të mëdha me eprorët e mi politikë. Normalisht krimi më i madh i një diplomati është, kur nuk e bën atë, që i thuhet shprehimisht, por si në rastin tim, bën të kundërtën. Por ka edhe situata të tilla, kur nuk mban më përgjegjësi të drejtpërdrejtë para ministrit tënd, por para vetes dhe Zotit, dhe kjo ishte një situatë e tillë. Angjelina Verbica

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY