Streha e Fundit/Arrestohet Klement Çala, miku i Ilir Kupës, u arratis nga...

Streha e Fundit/Arrestohet Klement Çala, miku i Ilir Kupës, u arratis nga Trikalla

178
0
Shares

Policia e Vlorës ka finalizuar Operacionin e Koduar “Streha e Fundit” duke arrestuar në flagrancë
1. Klement Çala, 27-vjeç, banues ne Elbasan, i shpallur në kërkim Ndërkombëtar.
2. Alkond Bengasi, 29-vjeç, banues né Elbasan, i shpallur në kërkim Kombëtar.

klement cala pistoleta
Ne foto: Pistoleta qe iu kap Klement Cales

Policia e Vlorës, pas informacioneve të marra në rrugë operative prej afro 1-jave, dyshonte se në një apartament në lagjen “24-Maji”, fshiheshin dy shtetas të shpallur në kërkim.
Menjëherë pasi konkretizuan informacionin, u krye ndërhyrja operacionale ku u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasve të mësipërm.

Nëpër rrugicat e lagjes “24-Maji”u kap nga efektivat e policisë personi i parë i shpallur në kërkim: Klement Çala, duke lëvizur me automjetin e tij tip “Benz” me targë: AA447KO.

Policia sqaron se në momentin e kapjes ky shtetas braktisi mjetin dhe tentoi te largohej me vrap, por u neutralizua nga efektivet e policise te cilet kishin rrethuar vendin ku u be nderhyrja! Në momentin e kapjes ky shtetas i’u prezantua Policisë si shtetas kosovar me identitetin: Semir Koca, i cili dispononte një Pasaportë dhe një ID, me të njëjtin emër që i përkasin Republikës së Kosovës.

Pas verifikimeve të bëra, rezulton se ky shtetas nuk ishte Semir Koca por ishte Klement Pëllumb Çala, 27-vjeç, lindur dhe banues në Elbasan.

Klement Çala u arratis nga Burgu i Trikallas në Greqi, dy vjet më parë së bashku me Ilir Kupen dhe disa persona të tjerë në 2013-ën. Autoritetet Greke e kane shpallur në kërkim Ndërkombëtar pasi e akuzojnë (në mungesë) për këto vepra penale:
Pjesmarrje në Organizatë Kriminale me qëllim përfitime financiare me përdorimin dhe mbajtjen materialeve shpërthyese dhe armëve,
Grabitje me armë në bashkëpunim,
Vjedhja e objekteve të vlerave të larta nga istitucionet financiare,
Vjedhje/Grabitje në bashkëpunim dhe në mënyrë të përsëritur,
Tentativë vrasje në kuadër të konkurrencës kriminale në bashkëpunim,
Mbajtje e materialeve shpërthyese (bomba) në bashkëpunim dhe në mënyrë të përsëritur,
Shkaktimi i shpërthimeve duke përdorur materiale shpërthyese, në bashkëpunim dhe në mënyrë të përsëritur,
Mbajtje dhe përdorimi i lëndëve eksplozive.

Nëse akuzat e ngritura nga shteti Grek vërtetohen nga autoritetet greke, ky shtetas rrezikon dënimin maksimal të mundshëm “Burgim të Përjetshëm” për veprat e mësipërme.

Personi i dytë i arrestuar i cili fshihej në banesën e marrë me qera nga Klement Çala, është shtetasi Alkond Bengasi, i shpallur në kërkim nga policia në Elbasan një vit më parë dhe éshté dénuar me 3-vjet e 4-muaj Burg, për veprén penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikéve”!

Në përfundim të operacionit, u sekuestruan:
Njé armé zjarri, tip “Pistoleté TT.
Dy krëhëra të mbushura me fishekë
Njé pasaporté dhe njé karté identiteti té fallsifikuara me identitet té Republikés sé Kosovés.
Njé sasi lénde narkotike té llojit “Canabis-sattiva” 1.2 gr.
Njé automjet tip “Benz” me targë: AA447KO. Të gjitha i përkasin shtetasit Klement Çala.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY