Shaqiri, zhurmë në Zvicër, nuk bën gol por takon Imamin e Prishtinës...

Shaqiri, zhurmë në Zvicër, nuk bën gol por takon Imamin e Prishtinës akuzuar për terrorizëm

69
0
Shares

Takimi i Xherdan Shaqirit me hoxhën Shefqet Krasniqi, nuk është shikuar me sy të mirë nga mediat në Zvicër.

Futbollisti shqiptar që përfaqëson helvetikët, ditë më parë ka pritur në shtëpinë e tij imamin e Xhamisë së Madhe të Prishtinës, me të cilin ka bërë disa fotografi që përfunduan në mediat shqiptare.

Mirëpo, duke pasur parasysh ndikimin e mesfushorit të Interit në arenën ndërkombëtare, këto fotografi janë publikuar edhe nga mediat ndërkombëtare.

20min.ch e ka titulluar lajmin: “Shaqiri pozon me imamin radikal” dhe shkruan se “Krasniqi u arrestua në shtator me 14 islamistë të tjerë si të dyshuar për terrorizëm, si kërcënim ndaj rendit kushtetues dhe nxitjes së urrejtjes fetare, ndërsa u lirua në tetor”.

Njëherësh kjo faqe thekson se ai ka përvetësuar edhe shuma të mëdha parash, dhe si burime të informacionit përdoren edhe disa gazeta dhe portale shqiptare.

Portali zviceran nuk e lë anash edhe deklaratën e hoxhës për nënë Terezën se “ajo e ka vendin në Ferr, sepse nuk e ka besuar Zotin, as pejgamberin, e as Kuranin”. telegrafi

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY