Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Sa është ndikimi i krizës bankare greke në Shqipëri

29/06/2015
Sa është ndikimi i krizës bankare greke në Shqipëri
Share on FacebookShare on Whatsapp

Analistët e ekonomisë në Tiranë pohojnë se kriza ekonomike greke do të ndikojë negativisht më shumë tërthorazi sesa drejtpërdrejt mbi ekonominë shqiptare, por nuk ka arsye për panik.

Drejtuesi i Qendrës për Kërkime ekonomike, Zef Preçi, i tha gazetarit Ilirjan Agolli, se në të dy rastet, nëse Greqia del apo jo nga eurozona, kriza e saj ndikon negativisht mbi ekonominë shqiptare.

Analistët pohojnë se statusi i emigrantëve, i sistemit bankar dhe investimeve të huaja mund të ngadalësojnë zhvillimin e ekonomisë shqiptare.

Pedagogu i Fakultetit Ekonomik, në Universitetin e Tiranës, Olti Rrumbullaku, thotë se ekonomia shqiptare nuk është fort e lidhur me atë greke, përveç një pjese të vogël në shërbime telefonike dhe bankare. Me Italinë është e lidhur shumë më tepër.

Bankat greke në Shqipëri janë të pavarura me ligj nga bankat mëma dhe mund të shkëputen shumë lehtë prej tyre.

Sipas tij, bankat greke u këshilluan disa vjet më parë që të mos ekspozohen shumë ndaj rreziqeve dhe në fakt ato janë të mirëkapitalizuara dhe kanë dhënë më pak kredi.

Sipas profesor Rrumbullakut, kompanitë greke janë tërhequr gradualisht nga Shqipëria si në tregjet e karburanteve, telefonisë etj. I vetmi shqetësim janë emigrantët shqiptarë në Greqi, që po vuajnë njëlloj si banorët grekë, por ata ka disa vite që i kanë ulur afër zeros dërgimin e parave në Shqipëri.

Ndërsa Zef Preçi nga Qendra për Kërkime Ekonomike, thotë se shqiptarët e pasur në Greqi mund të shkojnë në vende të tjera, nëse nuk gjejnë në atdheun në atdheun e kushte më të lehta për të bërë biznes.

Greqia u zgjua sot me banka të mbyllura dhe bankomate të zbrazëta. Greqia, e zbrazur nga paratë kesh dhe e mbetur jashtë financimeve evropiane, urdhëroi mbylljen e bankave dhe tregun e aksioneve për gjashtë ditë duke filluar nga e hëna.

Pa një marrëveshje, analistët thonë se Athina ka të ngjarë të mos jetë në gjendje të paguajë këstin prej 1.8 miliardë dollarësh të martën ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Gjatë mbylljes së bankave, klientët mund të tërheqin deri në 60 Euro në ditë dhe asnjë shumë parash nuk mund të largohet jashtë vendit pa miratim paraprak.

Në një zhvillim tjetër, njoftimet nga Maqedonia fqinje thonë se qeveria e Shkupit urdhëroi të dielën institucionet e saj financiare të tërheqin paratë e tyre nga bankat greke. Kufizime u vendosën gjithashtu në daljen e kapitalit drejt fqinjit jugor.

Masat e Bankës popullore të miratuara dje, të cilat kufizojnë bankat dhe kompanitë vendase të investojnë në Greqi, janë vetëm masa parandaluese. Por ashtu si në Shqipëri, sipas guvernatorit maqedonas Dimitar Bogov, edhe nëse sistemi financiar i Greqisë falimenton, kjo nuk do të ndikoj sistemin bankar në vend. Pasoja nuk do të ndjejnë as dy bankat në Shkup që janë në pronësi greke, Stopanska dhe Alfa banka.

Guvernatori Bogov thotë se kriza në Greqi mund të prekë Maqedoninë vetëm përmes tregtisë, pra nëse kompanitë greke do të shënojnë rënie importi nga Maqedonia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Ilir Meta krahason cmimet e ndërtimit të rrugëve nga Rama me ato në Francë dhe SHBA: Këtu janë katërfish. Zyrtarë, mos firmosni!

“DIA ishte një krijesë amerikane, që para se të lindte dhe derisa u mbyll”

13/04/2026
Berisha: Rritja ekonomike, 75 milionë për klientët e pushtetit dhe vetëm 8 euro për pensionistët

Berisha: Rritja ekonomike, 75 milionë për klientët e pushtetit dhe vetëm 8 euro për pensionistët

13/04/2026
Këlliçi akuzon drejtorin e ri të Policisë: Shërbëtor i qeverisë, jo i ligjit

Këlliçi akuzon drejtorin e ri të Policisë: Shërbëtor i qeverisë, jo i ligjit

13/04/2026
Rama në Lungomare 4, shetitorja 500 metra do të jetë 7 metra e gjerë

Rama në Lungomare 4, shetitorja 500 metra do të jetë 7 metra e gjerë

13/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ilir Meta krahason cmimet e ndërtimit të rrugëve nga Rama me ato në Francë dhe SHBA: Këtu janë katërfish. Zyrtarë, mos firmosni!

“DIA ishte një krijesë amerikane, që para se të lindte dhe derisa u mbyll”

13/04/2026
Berisha: Rritja ekonomike, 75 milionë për klientët e pushtetit dhe vetëm 8 euro për pensionistët

Berisha: Rritja ekonomike, 75 milionë për klientët e pushtetit dhe vetëm 8 euro për pensionistët

13/04/2026
Këlliçi akuzon drejtorin e ri të Policisë: Shërbëtor i qeverisë, jo i ligjit

Këlliçi akuzon drejtorin e ri të Policisë: Shërbëtor i qeverisë, jo i ligjit

13/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.