Elmar Brok, kritik me zgjedhjet: Pati blerje votash dhe kandidatë të inkriminuar....

Elmar Brok, kritik me zgjedhjet: Pati blerje votash dhe kandidatë të inkriminuar. 35% e administratës votoi nën presion

57
0
Shares

Kryetari i komitetit të Jashtëm të Parlamentit Europian, Elmar Brok kritikoi ashpër zgjedhjet në Shqipëri duke i konsideruar ato me shumë shkelje. Ashtu sic kishte premtuar para tri ditësh, sot ai ngriti në komisionin e Jashtëm problemin e zgjedhjeve në Shqipëri duke cituar kryesisht disa prej gjetjeve të raportit paraprak të OSBE/ODIHR. “Pati blerje të votave dhe kandidatë të inkriminuar, ndërkohë që disa vëzhgues kanë raportuar manipulime”, tha Brok. Në vijim ai vuri theksin tek pavarësia e media përgjatë procesit zgjedhor. Eurodeputeti tha se media në shumë raste u përdor ndërsa vijoi me presionin ndaj administratës. “ Është folur për presion dhe shtrëngim ndaj administratës. Rreth 35% e administratës ka qenë nën presion për të votuar përfaqësuesit e qeverisë”, tha Elmar Brok.

Në vijim të debatit e mori fjalën Flankenshtejn i cili kishte doza më të ulëta kritike. Sipas tij zgjedhjet ishin pak më të mira, e thanë edhe ambasadorë”, tha raportuesi për Shqipërinë i Parlamentit Evropian. Sipas tij duhet pritur raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR që pritet të dalë në vjeshtë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY