Ekzekutohet kryeprokurori i Egjiptit

Ekzekutohet kryeprokurori i Egjiptit

39
0
Shares

Kryeprokurori i Egjiptit Hisham Berekat u ekzekutua sot nga një atentat me bombë. Ngjarja ka ndodhur gjatë kohës kur Berekat ishte duke kaluar në afërsi të akademisë ushtarake në lagjen Heliopolis të Kajros. Ai gjeti vdekjen në spital, ndonëse iu nënshtruar kujdesit mjekësor. Ndërkaq nga atentati mbetën të plagosur edhe 6 persona të tjerë.

Kryeprokurori Berekat ishte emëruar në këtë detyrë pas grushtit të shtetit më 3 korrik 2013. Barakat ka dërguar mijëra islamikë në gjyq, që prej rrëzimit të Presidentit Mohammed Morsi në vitin 2013.

Qindra prej tyre janë dënuar me vdekje apo me burgim të përjetshëm, si pjesë e mësymjes së bërë ndaj mbështetësve të “Vëllazërisë Myslimane”, e ndaluar ligjërisht.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY