Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha ashpërson qëndrimin ndaj zgjedhjeve

29/06/2015
Basha ashpërson qëndrimin ndaj zgjedhjeve
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gjatë një takimi të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me bashkëraporterët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Jonathan Evans, Andrej Hunko, Bas Klein, zv-Kryetar i Sekretariatit të Komisionit të AP, të KiE dhe Delphine Freymann, Sekretare e Komisionit të Monitorimit të AP të KiE, ai tha se fatkeqësisht ky proces e ka futur Shqipërinë në listën e vendeve që nuk realizojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Në zgjedhje u perfshinë banda të lidhura me pushtetin, të cilat kanë vepruar si njësi paramilitare për të kërcënuar, trembur dhe dhunuar kandidatët, akitivistët dhe zgjedhësit tanë para syve të policisë, të cilët nuk ndërmorën asnjë masë, tha Basha.

Administrata publike u vu në një presion të hapur nga kryeministri dhe kryetari i kuvendit, për të mbushur kutitë me vota, fakt i njohur botërisht, deklaroi ai.

Në vijim, Basha tha se “po keshtu janë raportuar me qindra raste të shantazhimit të punonjësve të administratës të cilët duhet të sillnin një numër të caktuar votash, ti faktonin ato përmes fotografive në kembim të vendit të punës.

Partia Demokratike, tha zoti Basha, bëri publike transferime të paligjshme të mijëra zgjedhësve, kryesisht në Durrës dhe Kavajë, të cilat u çuan në Prokurori dhe pavarësisht vendimit të institucioneve të drejtësisë, KQZ-ja nuk mori asnjë masë për të pastruar listat e zgjedhësve.

Me mijëra raste janë faktuar tashmë nga opozita dhe mediat, tha zoti Basha, të falsifikimit të kartave të identitetit duke mundësuar votimin në 21 qershor të personave që nuk ndodheshin në Shqipëri.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u ndal dhe në presionin e jashtëzakonshëm që qeveria dhe mazhoranca ushtroi ndaj mediave. Ndër rastet flagrante që solli në vëmendje zoti Basha ishte ai i kryetarit të Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini, i cili kërcënonte gazetarët me vendin e punës nëse thonin të vërtetën, mbyllja e një televizioni, i cili denoncoi fallsifikimin e kartave të identitetit disa ditë para zgjedhjeve apo shoqërimi në komisariat i fotoreporteres së kandidatit të opozitës në Gjirokastër, pasi kishte shkruar një status në Facebook kundër kandidates së mazhorancës.

Për herë të parë në 25 vite demokraci në Shqipëri,- tha zoti Basha, është shënuar dhe një rast i paprecedent, anti demokratik e anti europianist, ai i kërcënimit të zgjedhësve nga krerët e qeverisë, se po votuan për opozitën nuk do të kishin bukë dhe ujë.

Në këto zgjedhje, theksoi lideri i opozitës, është shënuar blerje masive e votës me para të korrupsionit dhe krimit të organziuar, fakt tashmë i regjistruar si shqetësim madhor edhe nga raportet zyrtare të vëzhguesve ndërkombëtarë”, përfundoi kryetari i PD-së.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Ilir Meta krahason cmimet e ndërtimit të rrugëve nga Rama me ato në Francë dhe SHBA: Këtu janë katërfish. Zyrtarë, mos firmosni!

“DIA ishte një krijesë amerikane, që para se të lindte dhe derisa u mbyll”

13/04/2026
Berisha: Rritja ekonomike, 75 milionë për klientët e pushtetit dhe vetëm 8 euro për pensionistët

Berisha: Rritja ekonomike, 75 milionë për klientët e pushtetit dhe vetëm 8 euro për pensionistët

13/04/2026
Këlliçi akuzon drejtorin e ri të Policisë: Shërbëtor i qeverisë, jo i ligjit

Këlliçi akuzon drejtorin e ri të Policisë: Shërbëtor i qeverisë, jo i ligjit

13/04/2026
Rama në Lungomare 4, shetitorja 500 metra do të jetë 7 metra e gjerë

Rama në Lungomare 4, shetitorja 500 metra do të jetë 7 metra e gjerë

13/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ilir Meta krahason cmimet e ndërtimit të rrugëve nga Rama me ato në Francë dhe SHBA: Këtu janë katërfish. Zyrtarë, mos firmosni!

“DIA ishte një krijesë amerikane, që para se të lindte dhe derisa u mbyll”

13/04/2026
Berisha: Rritja ekonomike, 75 milionë për klientët e pushtetit dhe vetëm 8 euro për pensionistët

Berisha: Rritja ekonomike, 75 milionë për klientët e pushtetit dhe vetëm 8 euro për pensionistët

13/04/2026
Këlliçi akuzon drejtorin e ri të Policisë: Shërbëtor i qeverisë, jo i ligjit

Këlliçi akuzon drejtorin e ri të Policisë: Shërbëtor i qeverisë, jo i ligjit

13/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.