7 çështjet e Kotzias në Tiranë, diskutim për heqjen e ligjit të...

7 çështjet e Kotzias në Tiranë, diskutim për heqjen e ligjit të luftës dhe njohjen e Kosovës

52
0
Shares

Ligji i luftës me Shqipërinë dhe pakti detar do të jenë dy ndër shtatë temat e diskutimeve në Tiranën zyrtare të kreut të diplomacisë greke, Niko Kotzias.

Një lajm i tillë u bë sot publik nga e përditshmja greke, “ Kathimerini”, e cila citon në artikullin e saj burime zyrtare të qeverisë greke.

Kotzias pritet të vizitojë vendin tonë dy javët e fundit të korrikut dhe sipas të përditshes greke diskutimi i Marrëveshjes së Detit të vitit 2009, diskutimi për heqjen e ligjit të luftës me Shqipërinë e miratuar nga Greqia që në vitin 1987, por që Presidenti i asaj kohe Christos Sartzetakis kishte refuzuar nënshkrimin, për zbatimin e tij janë dy nga temat që do të jenë në qendër të takimeve me zyrtarët e lartë në Tiranë.

Gjithashtu një tjetër cështje do të jetë dhe diskutim për respektimin e të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri.

Sipas “ Kathimerinit”, minoriteti grek nuk ka qenë asnjëherë i respektuar në Shqipëri. Ajo shton, se as Censusi i 2012-ës, nuk u dha të drejtën e regjistrimit të origjinës etnike, sikundër pjesës tjetër të minoriteteve në Shqipëri, gjë që ishte kritikuar edhe nga Këshilli i Europës dhe Organizata të tjera.

Po kështu, do të diskutohet për ndërtimin e 3 varrezave për ushtarët grekë të vrarë gjatë luftës në vitin 1940, mbështjetja e Greqisë për prespektivën europiane të Shqipërisë, por edhe për një njohje të mundshme të pavarësisë së Kosovës nga Athina zyrtare.

Pritet që kreu i diplomacisë greke të fokusohet gjatë vizitës së tij dhe tek aleanca e qeverisë “Rama” me PDIU, gjë e cila nuk është pritur mirë nga qeveria greke pas largimit nga posti i nënkryetarit të Kuvendit Vangjel Dule të PBDNJ dhe zëvendësimit të tij me kreun e partisë së çamëve Shpëtim Idrizi.abcneës

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY