Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Droga, një vit në Shqipëri 250 raste overdoze, 10 prej të cilëve vdesin

27/06/2015
Droga, një vit në Shqipëri 250 raste overdoze, 10 prej të cilëve vdesin

Foto Ilustruese

Share on FacebookShare on Whatsapp

Përdorimi i drogës në vendin tonë është një problem shumë serioz. Sipas të dhënave të shërbimit të Toksikologjisë në qendrën spitalore “Nënë Tereza”, numri i pacientëve intravenozë është në rritje; deri më tani këta përdorues përbëjnë 60 për qind të totalit të përdoruesve. Gjatë një viti regjistrohen rreth 250 overdoza dhe gati 10 persona humbasin jetën nga overdoza.
Sipas një studimi të fundit të kryer në vitin 2014, në vendin tonë prevalenca e përdorimit të drogave ilegale përgjatë gjithë jetës për grupmoshën 15-64 vjeç është kanabisi (11.6 %), kokaina (4.7 %), ekstasi 1 %, heroina (0.7 %), amfetaminat (0.4 %) dhe LSD (0.1 %). Ky studim tregon se të rinjtë e moshës 15-34 vjeç janë përdoruesit më të shumtë të drogave ilegale në vendin tonë. Po ashtu, sipas studimit, numri i përdorimit të substancave ilegale tek adultët në vendin tonë, është 8 deri në 10 herë më e lartë te meshkujt sesa te femrat. Por sipas të dhënave statistikore të shefit të pavijonit të Toksikologjisë, Zihni Sulaj, këto vitet e fundit është shtuar shumë numri i përdoruesve të kokainës.
Në shërbimin e Toksikologjisë shtrohen çdo vit 400 vetë, rreth 1.600 të tjerë paraqiten në Urgjencë dhe rreth 250 persona në vit bëjnë overdozë. Ky shqetësim është ngritur edhe nga specialisti i ISHP-së Alban Ylli, sipas të cilit, nëse dikur ka qenë problem kanabisi, tashmë në shqetësim janë kthyer dhe drogat e forta.

Shifrat

200 mijë persona kanë eksperimentuar kanabisin.
10 deri në 20 mijë persona kanë eksperimentuar kokainën.
6 deri në 7 mijë persona përdorues problematikë, që vuajnë dhe kanë varësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

SPIROPALI GODET ASHPËR/ Arroganca dhe abuzimi nuk janë më devijime por forma të pranueshme shoqërore

Spiropali përshëndet humbjen e mikut të Ramës në zgjedhje, paralajmëron edhe Ramën

13/04/2026
VIDEO/ Mijëra hungarezë në shesh pas fitores së opozitës: “Rusia, go home!”

VIDEO/ Mijëra hungarezë në shesh pas fitores së opozitës: “Rusia, go home!”

12/04/2026
Magyar shpall fitoren historike në Hungari, drejt një shumice kushtetuese. Fundi i epokës Orban

Magyar shpall fitoren historike në Hungari, drejt një shumice kushtetuese. Fundi i epokës Orban

12/04/2026
Pse duhej shkruajtur se Ivanka Trump ishte në Vlorë ndërsa ndodhej në Miami pranë Donald Trump

Pse duhej shkruajtur se Ivanka Trump ishte në Vlorë ndërsa ndodhej në Miami pranë Donald Trump

12/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SPIROPALI GODET ASHPËR/ Arroganca dhe abuzimi nuk janë më devijime por forma të pranueshme shoqërore

Spiropali përshëndet humbjen e mikut të Ramës në zgjedhje, paralajmëron edhe Ramën

13/04/2026
VIDEO/ Mijëra hungarezë në shesh pas fitores së opozitës: “Rusia, go home!”

VIDEO/ Mijëra hungarezë në shesh pas fitores së opozitës: “Rusia, go home!”

12/04/2026
Magyar shpall fitoren historike në Hungari, drejt një shumice kushtetuese. Fundi i epokës Orban

Magyar shpall fitoren historike në Hungari, drejt një shumice kushtetuese. Fundi i epokës Orban

12/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.