SALI BERISHA/ Lazarati, kronikë e një ngjarje të paralajmëruar, policia shteg të...

SALI BERISHA/ Lazarati, kronikë e një ngjarje të paralajmëruar, policia shteg të lirë banditëve për tu arratisur

77
0
Shares

“Te dashur miq, vrasja ne prite e oficerit te policise Ibrahim Basha dhe plagosja e kolegeve te tij ishte nje ngjarje e dhimbshme dhe tronditese per vendin. Disa te dhena flasin se kemi te bejme me nje ngjarje deri diku te paralajmeruar. Keshtu, nga burime te ndryshme rezulton se:
– Gjate nje viti Policia ka qene e pranishme ne Lazarat dhe ka bere kontrolle te rregullta ne te gjithe territorin e fshatit, madje kontrolle dhe verifikime jane bere edhe gjate gjithe fushates zgjedhore. Nje jave me pare ka vendosur postbllok ne mes te fshatit duke kontrolluar kalimtare
– Policia muaj me pare ka marre informacione nga banore dhe burime te tjera se ne Lazarat futen sasi te konsiderueshme armesh dhe se armet aty shiteshin me çmim 300-500 euro copa. (kallashnikovi)
– Policia prej kohesh eshte njoftuar nga banore dhe burime te tjera se kriminelet sterviteshin ne pyllin e Sopotit dhe se aty dhe jetonin
– Ne oret e para te mengjesit te dites se krimit te rende, banda sipas banoreve ka rrezuar me dy kamion te rrembyer ne fshat rreth 100 m gjatesi mure rrethuese te larta dy metro te bansave. Banoret kane menduar se muret po i prish Policia dhe zyrtarisht jane ankuar per kete
– Pas vrasjes kiriminale te oficerit te RENEA-s, Ibrahim Basha dhe plagosjes te dy kolegeve te tij, hyrjet dhe daljet ne Lazarat te pakten per shume ore i kane kontrolluar me postbllok kriminelet e veshur me uniforme policie, te cilet te armatosur gjer ne dhemb ndalonin e kontrollonin makinat, zbrisnin pasagjeret dhe kalimtaret madje edhe duke ju thene se nuk jemi Policia.
– Policia, pas sulmit me pasoje vrasjen e oficerit Basha, per ore te tera njoftoi se grupi i zjarrit gjendet tek pularia dhe se ajo e kishte rrethuar nga te gjitha anet. Ne te vertet, tek pularia nuk u plagos apo vra asnje anetar i grupit te zjarrit. A kishte vertet kriminel ne pulari apo genjeu Policia apo dikush ju hapi deren e pularise dhe i la te kalojne pa ju hyre gjemba ne kembe atyre, mendoj se duhet te hetohet me seriozitetin me te madh.
Pardje Policia shpalli listen e 21 personave te grupit te zjarrit ne kerkim nderkohe qe sot pothuaj shume prej tyre jane lene te lire, disa gjendeshin ne qytete te tjera, ne burg ose shkuan dhe u dorezuan vet ose nga familjaret e tyre.
Para nje viti, pasi Policia shpalli listen e personave ne kerkim te grupit te zjarrit, Sajmir Tahiri thirri ne prani te 5 personave tjere nder ta dhe prokurore qe ndiqnin ceshtjen, kryetarin e Komunes Dash Aliko dhe i kerkoi t’iu percillte banditve mesazhin e tij, qe te largoheshin nga shtegu i lene i lire per kete qellim nga Policia. Kryetari i komunes Dash Aliko refuzoi te kryente kete detyre kriminale dhe i tha Tahirit qe nese donte ti njoftonin ata pasi ai nuk di i njoftonte kurre.
Kesaj radhe Tahiri nuk thirri Dasho Alikon per ti kerkuar te njejten gje si nje vit me pare. A ja ngarkoi ai kete detyre ndonje tjetri apo vrasesit iken sepse diten e pare pas vrasjes se oficerit opercioni i policise ishte pothuaj inekzistent, kjo duhet hetuar. Mosveprimi i Policise pas vrasjes dhe vendosja e rrethimit te fshatit me shume vonese ka ngjallur dyshime te forta tek banoret.
Sot Policia ndodhet kudo ne Lazarat dhe banoret mbeshtesin plotesisht operacionin e saj por jane te deshperuar sepse mos veprimi i Policise pas vrasjes se oficerit Basha dhe vendosja e vonuar e rrethimit te fshatit ka bere shume prej tyre te mendojne se njelloj si heren e pare, pas botimit te listes se grupit te zjarrit, Policia u hapi shteg krimineleve te vertete dhe u mor me njereza, shumica e te cileve nuk kishin asnje lidhje me ndonje veper penale.
Banoret e Lazaratit jane realisht te terrorizuar nga banditet qe ata besojne se jetojne ne pyllin e Sopotit si kaçak apo qe fusin arme ne fshatin e tyre. Ata nuk flasin dot per ta sepse i tremben hakmarrjes se tyre te eger pasi ata nuk jane pa lidhje me pushtetin dhe policia nuk i arreston ata!
Edhe njehere i bej thirrje Prokurorise se Shtetit te hetoje me pergjegjesine me te madhe gjithçka lidhet me kete ngjarje tragjike. Shpirti i deshmorit te rene per sigurine tone, familjaret e tij, banoret e Lazaratit dhe te gjithe shqiptaret kerkojne te vendosen para ligjit me rreptesine me te madhe autoret, lehtesuesit, indiferentet ndaj kesaj ngjarje te paralajmeruar, ndaj ketij krimi te shemtuar!”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY