Kosova trondit Brukselin, i thotë jo gjykatës speciale. Rrëzohet kërkesa me mosvotim

Kosova trondit Brukselin, i thotë jo gjykatës speciale. Rrëzohet kërkesa me mosvotim

50
0
Shares

Me 75 vota për, 7 kundër dhe dy abstenime Kuvendi i Kosovës nuk ka miratuar amendamentin 24 të Kushtetutës, i cili do t’i hapte rrugë themelimit të Gjykatës Speciale, një prej kërkesave thelbësore të komunitetit ndërkombëtar që Kosova të shpejtojë integrimin. Në sallë kanë qenë 116 deputetë, por amandamenti kërkonte votimin nga 82 deputetë.

Votimi ka qenë i fshehtë ndërsa debatet mes deputetëve rreth ligjit për gjykatën speciale kanë qënë shumë të ashpra.

Zëvëndëskryeministri Thaci reagoi menjëherë në FB“Nga mosdija dhe patriotizmi i rrejshëm, ata deputetë që votuan kundër bënë gabim trashanik në dëm të interesit shtetëror”, shkroi Thaçi në Facebook.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY