Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/ Britani, bllokohet ekstradimi i shqiptarit, është 10 cm më i shkurtër se i dyshuari si vrasës

26/06/2015
FOTO/ Britani, bllokohet ekstradimi i shqiptarit, është 10 cm më i shkurtër se i dyshuari si vrasës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Edhe pse shenjat e gishtërinjve të tij përputhen me ato të një vrasësi të shpallur në kërkim, një shqiptar emigrant në Britani nuk mund të ekstradohet pasi përshkrimi i tij është i ndryshëm nga ai i vrasësit, shkruan “shqiptarja.com”.
Aleks Kola, 34 vjeç, u arrestua në korrik të vitit 2013 në Northampton për një aksident të vogël. Pasi iu morën shenjat e gishtërinjve rezultoi se, ato përputheshin me të gangsterit Lekë Prendi, i cili kërkohet nga autoritetet në Tiranë për një vrasje brutale të një prifti të kryer në vitin 2000.
Kola këmbëngul që ky është një gabim identiteti dhe kur gjykata miratoi ekstradimin e tij, 34-vjeçari e apeloi vendimin duke argumentuar se nuk kishte asnjë të përbashkët me të kërkuarin. Tashmë, Gjykata e Lartë e ka bllokuar dëbimin e tij nga Britania e Madhe me pretendimin se dokumenti i Interpolit për Prendin ishte plot me gabime dhe se nuk është e sigurt që personi i arrestuar (Aleks Kola) është pikërisht ai.

Mospërputhja

policia britaniKur Aleks Kola u arrestua, u mendua se vrasësi i priftit u kap. Si pjesë e punës rutinë, nga kontrolli automatik i listës së të kërkuarve dhe shenjave të gishtërinjve, të dhënat e tij përputheshin me ato të Prendit. Por, avokatët e tij argumentuan se përveç shenjave të gishtërinjve, detajet e tjera nuk kishin përputhje. Sipas të dhënave të Interpolit, Prendi është 168 cm i gjatë, ndërsa Kola ka një gjatësi prej 178 cm. Avokatët thanë se “është e pamundur që ai të jetë rritur me 10 cm pas rinisë”.
Dokumenti i Interpolit gjithashtu ka dhe një foto të Prendit, e cila është bërë kur ai ishte i ri, por që nuk ngjason aspak me pamjen e Kolës. Gjyqtari vuri në pikëpyetje vërtetësinë e të dhënave të siguruara nga autoritetet shqiptare duke thënë se dhe shenjat e gishtërinjve mund të mos jenë autentike. Burimi origjinal i fotos dhe shenjave të gishtërinjve është i paqartë dhe sipas gjyqtarit burimi nuk është i vërtetuar. Në fund gjyqtari vendosi: “Qeveria shqiptare nuk e provon dot që Kola është Lekë Prendi”. Kola do të mbahet dhe dy javë në polici periudhë e cila është e vlefshme për të apeluar vendimin.

I kërkuari

leke prendi, interpol1Lekë Prendi është në arrati, ndërsa gjykata në Shqipëri ka dhënë një dënim me 21 vite burg për vrasjen me plumb në kokë të priftit gjatë një grabitje me armë në vitin 2000. Ai dhe disa persona të tjerë ndaluan një autobus me klerikë, të cilët po ktheheshin nga një pelegrinazh dhe qëlloi me armë një nga pasagjerët.
Prendi u arratis dhe u dënua në mungesë për vrasje, grabitje me armë dhe armëmbajtje pa leje. Interpoli lëshoi të ashtuquajturën “fletë e kuqe” duke bërë apel për arrestimin e tij, por deri tani vendndodhja e tij është e panjohur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

ALFRED LELA/ Tre ‘klasikët e mendimit politik’ të ‘PD së re’ të Bashës

Debati për shpifjen/Alfred Lela: Rama kërkon censurë, jo dekriminalizim

27/01/2026
I kërkuar për vrasje në Maqedoni kapet nga policia shqiptare

I kërkuar për vrasje në Maqedoni kapet nga policia shqiptare

27/01/2026
Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

26/01/2026
EMRI/ U dënua nga GJKKO me 6 vjet burg, kapet më në fund në Fushë Krujë

GJIROKASTËR/ Në pranga bashkëjetuesi për shkak të vajzës së mitur të mikeshës

26/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

ALFRED LELA/ Tre ‘klasikët e mendimit politik’ të ‘PD së re’ të Bashës

Debati për shpifjen/Alfred Lela: Rama kërkon censurë, jo dekriminalizim

27/01/2026
I kërkuar për vrasje në Maqedoni kapet nga policia shqiptare

I kërkuar për vrasje në Maqedoni kapet nga policia shqiptare

27/01/2026
Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

26/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.