VRASJA E POLICIT NË LAZARAT/ Një plumb në kokë i mori jetën...

VRASJA E POLICIT NË LAZARAT/ Një plumb në kokë i mori jetën specialit, të plagosur edhe tre policë të tjerë, njëri rëndë

93
0
Shares

Një efektiv i forcave speciale të RENEA-s është vrarë në Lazarat, ndërsa konfirmohet plagosja edhe e tre efektivëve të tjerë.
Gjatë natës midis të martës e të mërkurës, mësohet se ka pasur shkëmbim zjarri mes disa banorëve të Lazaratit dhe policisë lokale. Për këtë arsye kanë shkuar për përforcime  specialet e RENEA-s.
Dëshmitë e para tregojnë se vrasja e efektivit special ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme. Efektivi i policisë mësohet se është qëlluar më një plumb në kokë. Të plagosur janë edhe tre efektivë policie, të cilët ndodhen për ndihmë mjekësore në spitalin e Gjirokastrës.
Mësohet se persona të armatosur, që ndodhen në krye të fshatit, të cilët kanë qëlluar gjatë gjithë natës, mund të kenë vrarë oficerin e policisë dhe plagosur dy të tjerë, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë, dhe pritet të transportohet drejt Spitalit Qendror Universitar të Traumave në Tiranë.
Burime të drejtorisë së Policisë së Gjirokastrës, konfirmojnë vrasjen e policit special.
Efektivi i policisë që ka mbetur i varë, nuk është identifikuar ende, ndërsa mësohet se ai i përket, efektivëve të rekrutuar së fundmi në radhët e RENEA-s, nga strukturat e tjera të policisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY