VRASJA E POLICIT NË LAZARAT/ Ambasada e SHBA: Autorët të dënohen me...

VRASJA E POLICIT NË LAZARAT/ Ambasada e SHBA: Autorët të dënohen me të gjithë fuqinë e ligjit

71
0
Shares

Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar për ngjarjen e sotme në Lazart. Në një deklaratë për shtyp, kjo ambasadë thotë se, “I shprehim ngushëllimet më të thella familjes së oficerit të policisë Ibrahim Basha – anëtar i Forcave Speciale Shqiptare, dy herë pjesëmarrës në misione me forcat e NATO-s në Afganistan – i cili u vra në Lazarat sot. Mendimet tona janë edhe me dy oficerët që u vranë në krye të detyrës. Ambasada e SHBA mbështet plotësisht përpjekjet e ligjzbatuesve shqiptarë për të garantuar sigurinë e qytetarëve shqiptarë dhe bën thirrje që autorët e këtij krimi të tmerrshëm të ndiqen penalisht dhe të dënohen me të gjithë fuqinë e ligjit. Dënojmë me forcë çfarëdo dhune që drejtohet ndaj forcave të zbatimit të ligjit”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY