Ndërsa kanë mbaruar votimet për kryetar bashkie, bilanci mes të djathtës dhe të majtës është ndryshe nga proporcionali. Faktikisht ka vetëm një zonë ende në proces, ajo e Malësisë së Madhe ku kanë mbetur rreth 20 kuti të panumëruara, por që nuk ndikon në shifrën kombëtare.
Sipas të dhënave finale, PD ka marrë 668.143 vota ose 42,66% të të gjithë votave të dhëna për kryetarët e bashkive. Kandidatët për kryetar kanë qenë gjithsej 59 të PD dhe vetëm 2 të PR.
Ndërsa koalicioni i majtë PS-LSI-PDIU ka marrë gjithsej 836.320 ose 53,40% të të gjithë votave për kryetar bashkie. PS kishte 41 kandidatë, LSI kishte 16, PDIU kishte 3 dhe Aleanca maqedonase kishte 1 kandidat.
Diferenca mes të majtës dhe të djathtës është 2 here më e vogël në rastin e kandidatëve se sa në rastin e këshilltarëve bashkiakë.
Diferenca mes koalicioneve në rastin e këshilltarëve duke u bazuar në shifrat e pambaruara të numërimit është mbi 400 mijë vota.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/