PD: Paulin Sterkaj goditi me qytën e pistoletës drejtuesin demokrat të Malësisë...

PD: Paulin Sterkaj goditi me qytën e pistoletës drejtuesin demokrat të Malësisë së Madhe

80
0
Shares

Partia Demokratike dënon me forcë aktin kriminal të përfaqësuesve të qeverisë në KZAZ-në numër 1 në Malësi të Madhe, ku deputeti Sterkaj, sipas saj, dhe banda e tij kanë ushtruar dhunë dhe presion ndaj numëruesve e vëzhguesve, dhe ndaj përfaqësuesve të Partisë Demokratike, në përpjekje për të ndikuar rezultatin atje.

Në një deklaratë të nënkryetarit të PD-së, Edi Paloka, thuhet se kulmi ka arritur mbrëmë vonë kur deputeti Sterkaj ka nxjerrë armën dhe siç e akuzojnë kandidati i Partisë Demokratike dhe kryetari i Partisë Demokratike atje, ka goditur me qytën e saj, pikërisht kreun e degës Pjerin Spathari, i ndihmuar nga banditët e tij.

Një akt e një ngjarje e rëndë që ka minuar zgjedhjet në këtë zonë, nisur nga fakti se banda e qeverisë dhe e deputetit Sterkaj gëzon imunitet dhe bën ç’të dojë, me bekimin e Policisë.

Në fakt, më e rënda është se vetë policia, në vend se të ndalojë shkaktarët e kësaj dhune, është rreshtuar në anën e banditëve e personave që shkelin ligjin.

Prokuroria duhet urgjentisht në nisë hetimet e të vëjë para përgjegjësisë autorët e kësaj ngjarjeve.

Ne e kemi dokumentuar ngjarjen dhe do ta paraqesim para vëzhguesve ndërkombëtarë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY