Në Mallakstër anëtarë, mbështetës e simpatizantë të PD dhe kandidatit fitues, Agron Kapllanaj, kanë festuar fitoren e kreut të kësaj bashkie.
Me këtë rast, kandidati fitues përshëndeti pjesëmarrësit në tubimin festiv.
“Të nderuar qytetar!
Të dashur motra dhe vëllezër mallakastriot!
Ju falenderoj përzemërsisht për gjithë mbështetjen që më keni dhënë.
Ju falenderoj, që më dhatë shansin t’ju tregoj se çdo fjalë e imja gjatë kësaj fushate, do të jetë pjesë e punës sime konkrete.
Ju falenderoj, që pavarësisht situatave të vështira që ndoshta jeni përballur, nuk hoqët dorë për mbështetjen ndaj meje.
Gjithashtu unë ju falenderoj edhe ju që nuk më votuat, pasi pasiguria dhe mosbesimi juaj ndaj meje, do të jenë ato që do të më detyrojnë të punoj më shumë, me më shumë dinjitet dhe me më shumë transparencë.
Kemi hapur një faqe të re historie për Mallakastrën dhe për këtë ju garantoj. Koha do të jetë dëshmitarja dhe gjykatësja që do ti japi gjithë kujt vendin që i takon dhe që meriton.
Mallakastriot, më keni bërë 1 nga 61 njerëzit më të rëndësishëm të Shqipërisë, më keni zgjedhur të parin tuaj, Kryetarin e Bashkisë Mallakastër, ndaj unë përulem me respekt përpara verdiktit tuaj, dhe do të jem shërbëtori juaj i parë”, u shpreh kandidati fitues Agron Kapllanaj.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/