LAZARAT/Shtatë pjesëtarë të listës në duart e policisë

LAZARAT/Shtatë pjesëtarë të listës në duart e policisë

56
0
Shares
  • Shtatë nga lista e të kërkuarve nga policia tashme gjenden në pranga.
    Zhaklin Derxho, Gurim Skenderi, Albon Meci, Denis Mahmutaj, Eligent Basha, Sinan Rabaj, Jeton Kalemi janë në duart e policisë. Pesë prej tyre janë vetdorëzuar ndërsa dy të tjerë janë kapur nga policia.

    Dy nga këta persona janë dorëzuar në studiot e medieve televizive ndërsa një i tretë Xhemil Gjolleshi, ka premtuar të shkojë në komisariat por nuk është i përfshirë në listën e personave në polici, cfarë do të thotë se ai ende nuk ka shkuar në komisariatin e Vlorës, sic pretendonte.

    Tashmë, të paktën teorikisht janë në ndjekje nga policia 14 persona.

    Sipas policisë qëllimi i këtij grupi ka qenë hakmarrja ndaj policisë për shkak të aksioneve të saj vjeshtën e kaluar e në vijim. Goditja e policisë ka disa muaj që përgaditet dhe ka kulmuar me blerjen e snajperave të cilët edhe u përdorën mëngjesin e sotëm duke vrarë një oficer policie dhe plagosur dy të tjerë.

     

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY