PS merr 39 bashki, PD 13, humb bashkinë e Dibrës me...

PS merr 39 bashki, PD 13, humb bashkinë e Dibrës me rreth 200 vota

60
0
Shares
  • Ka përfunduar procesi i numërimit në 52 bashki, ku fitues kanë dalë 39 kandidatë të ASHE-së dhe 13 te PD-së.

    Bashkia e fundit që ra në duart e PS-së është ajo e Dibrës. Kandidati i PS, Shukri Xhelili fiton me një avantazh të ngushtë rreth 200 vota ndaj kundërshtarit të tij.

    Pavarësisht se kanë mbetur pa numëruar edhe një numër i vogël kutish, duket se rezultati nuk mund të përmbyset më.

    Gara për këtë bashki ishte vërtetë e fortë dhe interesante, pasi që në mëngjes dy kandidatët e kanë parë veten herë njëri dhe herë tjetri në avantazh.

    Rezultati i ngushtë ka sjellë tensionimin e situatës rreth orës 17:00 në KZAZ-në e kësaj bashkie, ku është kërkuar ndërhyrja e policisë, për largimin e të gjithë personave pa mjet identifikimi.

    Apak minuta më parë koalicioni i majtë fitoi dhe bashkinë e Bulqizës. Kryetra bashkie atje do të jetë Melaim Damzi, i cili ka marrë 9200 vota ndërsa rivali i tij Durim Balla i PD-së ka marrë 7200 vota.

    Lidhur me votimin në Bulqizë, policia e Dibres ka ndaluar 2 persona, kryetarin dhe sekretarin e komisionit të qendrës së votimit në Gjuricë të cilët sipas policisë morën kutitët e votimit në një makinë private.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY