Bandat e Sejdinit po terrorizojnë votuesit, tha kryetari i PD-së sonte në mesnatë nga Elbasani ndërkohë që gjendet atje për të monitoruar një incident elektoral me armë. Nuk do të lejojmë të grabisin votën e lirë, tha ai, pasi është njohur me ngjarjen dhe dhunën e ushtruar në shtëpinë e një aktivisti të PD-së. Personi i dhunuar tashmë është në spital. Persona të armatosur kanë hyrë në banesën e tij dhe kanë kanosur me armë një grua të shtëpisë. Kanosja ka qënë e lidhur me votimin, kanë dëshmuar të pranishmit në ngjarje për policinë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen e romëve, në lagjen 5 maji. Fill pas marrjes së lajmit të këtij incidenti, është nisur për në Elbasan edhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha. Ndërkohë policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka filluar marrjen në pyetje të dëshmitarëve.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/