Rama në Tiranë, falje për zotimet e pambajtura. Opozita, “dinjitet pa...

Rama në Tiranë, falje për zotimet e pambajtura. Opozita, “dinjitet pa asnjë punë”

72
0
Shares

Kryeministri Edi Rama e konsideroi si arritje kryesore të fushatës për zgjedhjet lokale kandidimin e grave për në pushtetin lokal. “Ka një arsye për të cilën ne jemi shumë krenarë. PS dhe LSI dy parti por një forcë e vetme, kemi marrë një vendim me rëndësi historike, fuqi të jashtëzakonshme emancipuese që gratë dhe vajzat duhet të cojnë në kuvendet e reja lokale të Shqipërisë, 50% gra dhe vajza. Nuk ndodh në cdo zgjedhje , ndodh njëherë në histori”, tha Rama në mitingun përmbyllës socialist në Tiranë.

Duke folur për reformën administrative ai tha se tashmë ka mbaruar “historia e ndarjes në katundarë dhe qytetarë” . Ndryshe nga takimet e tjera ai sot nuk ka sulmuar shumë opozitën dhe kandidatët e saj por ka kërkuar më tepër falje për zotimet që nuk ajnë realizuar përgjatë qeverisjes së tij. Megjithatë ai iu rikthye pjesës ë falimeve të bashës të cilat e tensionojnë Kryeministrin. “Si ka mundësi që në zgjedhjet vendore tu propozohet shqiptarëve një përrrallë nga e kaluara që shqiptarët e refuzuan me 1 milionë vota në 2013.Një përrallë për pensionet si në Europë, taksat më të ulura se kudo në Evropë e të tjera, në përpjekje për të gjetur sa më shumë budallenj”. Rama komentoi edhe sloganin e opozitës Punë dhe dinjitet. “ Saliu ishte punë pa dinjitet, ndërsa ky është dinjitet pa asnjë punë”, tha Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY