Masakroi me thikë në fyt për një vend pune në Elbasan, arrestohet...

Masakroi me thikë në fyt për një vend pune në Elbasan, arrestohet në Tepelenë autori

50
0
Shares

Burime të policisë së Tepelenës, bëjnë të ditur se në bashkëpunim me policinë e Elbasanit, është arrestuar te Ura e Leklit, 27 vjeçari Maringlen Brahja. Arrestimi i të dyshuarit për vrasjen e 41 vjeçarit Agron Lleshanaku, u bë gjatë tentativës së tij për tu larguar ne drejtim të Greqisë.
Ndërkohë, mësohet se konflikti midis viktimës dhe autorit, ndodhi për një vend pune. Zënka e nisur që një ditë më parë, ka bërë që të përfundojnë në një vrasje.
Policia ka dhënë detaje të tjera në lidhje me ngjarjen e sotme në qytetin e Elbasanit.
elbasan, rrugice krimiSipas policisë lokale autoriteteve, autori bashkë me viktimën janë konfliktuar mbrëmjen e djeshme duke pirë në një lokal, për një vend pune në një magazinë që bënte shkopinj perdesh, 500 metra pranë thertores.
Autori, ka fiksuar orarin që viktima shkonte në punë dhe i ka zënë pritë sot në mëngjes rreth orës 07.00, dhe i ka prerë fytin me thikë.
Sipas burimeve të Policisë, viktima është identifikuar si 41-vjeçari Agron Leshanaku. Policia saktësoi se viktima rreth orës 07:00 të mëngjesit është gjetur i pajetë.
“Shtetasi Agron Lleshanaku kishte ndërruar jetë si pasojë e goditjeve me mjete të mprehta”,  thuhet zyrtarisht.

Për më shumë mund të lexoni edhe …

/web/Elbasan_konflikt_me_thika_vritet_nje_41_vjecar_3638_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY