Krimi i katërfishtë në Thumanë, arrestohet një tjetër përkrahës i autorëve

Krimi i katërfishtë në Thumanë, arrestohet një tjetër përkrahës i autorëve

65
0
Shares

Burime zyrtare të drejtorisë së Policisë së Durrësit, bënë të ditur se në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datën 06. 06. 2015 ,në Thumanë ,Krujë ku u vranë tre veta dhe mbeti i plagosur një tjetër, është  arrestuar një tjetër përkrahës i autorëve të krimit. Ai është Sandër Gjonaj, 29 vjeç,banues në Laç.
Në cilësinë e provës materiale iu gjetën dhe sekuestruan një arsenal armësh: një armë zjarri pistoletë TT model 54 e kalibrit 7.62 m/m; një krehër me 7 copë fishekë model 54,kalibri 7.62 m/m; një armë zjarri automatik kallashnikov; një gyp gazrash armë zjarri me kasën e tij; një kapak kutisë tyte arme zjarri; një shtrat shuli të një arme zjarri.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë,për veprën penale të “Përkrahjes së autorëve të krimit”parashikuar në nenin 302/2 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY