Gjyqtarët në alarm nga deklarata e Ramës: Përbalt punën tonë dhe imazhin...

Gjyqtarët në alarm nga deklarata e Ramës: Përbalt punën tonë dhe imazhin e gjyqësorit

74
0
Shares

Në një deklaratë të Këshillit Ekzekutiv të Konferencës Gjyqësore Kombëtare shprehet mosaprovimi ndaj deklaratës së një dite më parë të kryeministrit Rama i cili paralajmëroi stuhi në gjyqësor në vjeshtën që vjen.

“ Këshilli Ekzekutiv përcjell sërish shqetësimin e të gjithë gjyqtarëve të të gjitha niveleve, në lidhje me disa deklarata e qëndrime publike të ditëve të fundit, të cilat i drejtohen në masë e pa dallim të gjithë gjyqtarëve. Në vlerësimin e këtij këshilli këto deklarata përkeqësojnë imazhin e gjyqsorit dhe përbaltin misionin e punën e përditshme të gjyqtarëve.

Mendojmë se nuk është e drejtë që të identifikohet dhe të përgjithësohet puna dhe veprimtaria e trupës gjyqësore të Republikës së Shqipërisë, me akte të veçanta të cilat nuk përfaqësojnë në asnjë rast figurën dhe punën e përditshme të gjyqtarëve. Statistikat me te thjeshta gjyqesore tregojne qartesisht punen voluminoze, te pergjegjshme dhe serioze e cila realizohet cdo dite nga qindra gjyqtare te sistemit gjyqësor.

Këshilli Ekzekutiv u bën apel përfaqësuesve të institucioneve shtetërore, shoqërisë civile, organeve të medias, qytetarëve që të tregojnë maturi dhe vetëpërmbajtje në shfaqjen e opinioneve dhe qëndrimeve denigruese, fyese dhe negative ndaj gjyqësorit, të cilat dalin jashtë kufijve të një kritike të shëndoshë, dashamirëse dhe konstruktive” thuhet në deklaratën e Konferencës Gjyqësore që është edhe organi më i lartë i gjyqtarëve ne vend, prej të cilit buron edhe pjesa dërmuese e anëtarëve të KLD-së .

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY