Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kushtetuesja rrëzon Qeverinë për pezullimin e lejeve të ndërtimit

16/06/2015
Kushtetuesja rrëzon Qeverinë për pezullimin e lejeve të ndërtimit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gjykata Kushtetuese shfuqizon vendimin nr. 1, të datës 22. 08. 2014 të Këshillit Kombëtar të Territorit “Për Harmonizimin e Instrumenteve të Planifikimit Vendor në funksion të ndarjes së re Administrativo-Territoriale”, i njohur si vendimi për pezullimin e ndërtimeve.
Gjithashtu kjo gjykatë vendosi edhe rrëzimin e kërkesës për sa i përket zgjidhjes së mosmarrëveshjes së kompetencave ndërmjet qeverisjes vendore Shoqata e Bashkive (Bashkia Tiranë) dhe pushtetit qendror (Këshilli i Ministrave/Këshilli Kombëtar i Territorit)
Vendimi  i kësaj gjykate erdhi pas kërkesës së Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë
Në argumentin e saj, Gjykata Kushtetuese vëren se nuk është respektuar Autonomia Vendore si dhe janë cenuar parimet e decentralizimit të pushteteve.

Vendim nr. 37 datë 12. 06. 2015 – (V-37/15)

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, e përbërë nga: Bashkim Dedja, Kryetar, Vladimir Kristo, Sokol Berberi, Vitore Tusha, Altina Xhoxhaj, Fatmir Hoxha, Gani Dizdari, Fatos Lulo, Besnik Imeraj, anëtarë, me sekretare gjyqësore Blerina (Çinari) Basha, në datën 25.11.2014, mori në shqyrtim në seancë plenare me dyer të hapura çështjen me nr. 54/22 Akti, që i përket:


KËRKUES: SHOQATA E BASHKIVE TË SHQIPËRISË, përfaqësuar në gjykim nga z. Ivi Kaso dhe znj. Dhurata Çupi.
 
SUBJEKTE TË INTERESUARA: KËSHILLI I MINISTRAVE, përfaqësuar në gjykim nga z. Artur Metani.
KËSHILLI KOMBËTAR I TERRITORIT, përfaqësuar në gjykim nga znj. Jonida Gaba.


O B J E K T I:  1. Zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencave ndërmjet qeverisjes vendore (Bashkia Tiranë) dhe pushtetit qendror (Këshilli i Ministrave/Këshilli Kombëtar i Territorit).
2. Shqyrtimi i pajtueshmërisë me Kushtetutën dhe me Kartën Evropiane të Autonomisë Vendore si dhe shfuqizimi si antikushtetues, si akt që bëhet shkak për lindjen e konfliktit, të Vendimit nr.1, datë 22.08.2014 të Këshillit Kombëtar të Territorit “Për harmonizimin e instrumenteve të planifikimit vendor në funksion të ndarjes së re administrativo-territoriale”.
3. Pezullimi i vendimit nr. 1, datë 22.08.2014 të Këshillit Kombëtar të Territorit, deri në përfundimin e shqyrtimit nga Gjykata Kushtetuese.


BAZA LIGJORE: Nenet 124/1, 131, shkronja “ç” dhe 134/1/f të Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë; nenet 54, 55 dhe 56 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”; ligji nr. 8652, datë 31.07.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore” (i ndryshuar).


GJYKATA KUSHTETUESE,
pasi dëgjoi relatorin e çështjes, Besnik Imeraj, përfaqësuesit e kërkuesit që kërkuan pranimin e kërkesës, përfaqësuesit e subjekteve të interesuara, Këshilli i Ministrave dhe Këshilli Kombëtar i Territorit, që kërkuan rrëzimin e kërkesës, si dhe pasi bisedoi çështjen në tërësi…, në mbështetje të neneve 131, shkronja “ç” dhe 134, pika 1, shkronja “e” të Kushtetutës, si dhe neneve 54, 55, 56, 72 e vijues të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”me shumicë votash


V E N D O S I:
Pranimin pjesërisht të kërkesës.
Shfuqizimin e vendimit nr. 1, datë 22.08.2014 të Këshillit Kombëtar të Territorit “Për Harmonizimin e Instrumenteve të Planifikimit Vendor në funksion të ndarjes së re Administrativo-Territoriale”.
Rrëzimin e kërkesës për sa i përket zgjidhjes së mosmarrëveshjes së kompetencave ndërmjet qeverisjes vendore Shoqata e Bashkive (Bashkia Tiranë) dhe pushtetit qendror (Këshilli i Ministrave/Këshilli Kombëtar i Territorit).
Ky vendim është përfundimtar, i formës së prerë dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Dramatike në Shkodër, plagosje me thikë, dy të rinj përfundojnë në spital

03/04/2026
“PD, përgjysmim të ngarkesës fiskale mbi naftën dhe hetim për autoritetin e konkurrencës”

“PD, përgjysmim të ngarkesës fiskale mbi naftën dhe hetim për autoritetin e konkurrencës”

03/04/2026
VIDEO/ Ish ministri Beqaj mbërrin në GJKKO për masën e sigurisë

VLORË/ Një pa jetë gjatë sherrit mes 3 personave. 63-vjeçari me dy goditje

03/04/2026
Veliaj krahason Tiranën me kryeqytetin e drogës: Më rrëmbyen si në Medelin. Procedura si e inceneratorit të Tiranës

Veliaj padit në Gjykatën Administrative prokurorin Ols Dado, tregon në seancë dëmet që i kanë ardhur Tiranës nga arrestimi i tij

03/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Dramatike në Shkodër, plagosje me thikë, dy të rinj përfundojnë në spital

03/04/2026
“PD, përgjysmim të ngarkesës fiskale mbi naftën dhe hetim për autoritetin e konkurrencës”

“PD, përgjysmim të ngarkesës fiskale mbi naftën dhe hetim për autoritetin e konkurrencës”

03/04/2026
VIDEO/ Ish ministri Beqaj mbërrin në GJKKO për masën e sigurisë

VLORË/ Një pa jetë gjatë sherrit mes 3 personave. 63-vjeçari me dy goditje

03/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.