Komuniteti Mysliman distancohet nga përdoruesit e fesë për zgjedhjet, apelon për ushtrimin...

Komuniteti Mysliman distancohet nga përdoruesit e fesë për zgjedhjet, apelon për ushtrimin e të drejtës së votës

63
0
Shares

Komuniteti Mysliman Shqiptar distancohet nga përdoruesit e fesë për zgjedhjet ndërsa ka apeluar për ushtrimin e të drejtës së votës nga mbarë besimtarët myslimanë dhe qytetarët shqiptarë.
“Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, duke vlerësuar rëndësinë e ushtrimit të votës së lirë si një e drejtë kushtetuese e çdo qytetari, i bën thirrje besimtarëve myslimanë dhe mbarë qytetarëve shqiptarë që ta përmbushin këtë detyrim në qetësi qytetare dhe në respekt të plotë të normave më të bukura që ne trashëgojmë. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në përmbushje të funksionit të tij institucional ndaj besimtarëve dhe qytetarëve të këtij vendi shpreh paanshmërinë ndaj spektrit politik, si dhe distancohet ndaj çdokush që përdor emrin e KMSH dhe tenton të flasë në emër të fesë për efekte elektorale.
Ne inkurajojmë të gjithë besimtarët të shprehin të drejtën e tyre ligjore përmes votës së lire, sikurse ata individualisht e gjykojnë të arsyeshme, për të dhënë kështu kontributin për qytetin e tyre”, thuhet në një deklaratë të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY