Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Shqipëria dhe Kosova mes vendeve më të varura nga paratë e emigracionit

15/06/2015
Shqipëria dhe Kosova mes vendeve më të varura nga paratë e emigracionit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kosova dhe Shqipëria janë dy nga tre vendet ku mbi 90 për qind e fondeve nga emigrantët vijnë nga vende evropiane. Në Kosovë shifra është 1 milion e 226 mijë, 95 për qind, ndërsa për Shqipërinë 1 milionë e 118 mijë, 91 për qind

Fondi Ndërkombëtar për Zhvillimin e Bujqësisë, një agjenci e OKB-së me qendër në Romë thotë se vitin e kaluar emigrantët që jetojnë në vende evropiane dërguan në vendet e lindjes një shumë prej 109.4 miliardë dollarësh që kontribuuan për të siguruar jetesën e 150 milionë vetëve në gjithë botën.
Një nga përfundimet kryesore të raportit të këtij viti është se përfitimet për familjet mund të ishin shumë më të larta nëse ato do të kishin qasje në tregje më konkurruese për transferimin e parave dhe shërbime financiare për t’i ndihmuar që të kursejnë dhe investojnë fondet e tyre.

Burimi kryesor i  fondeve Evropa Perëndimore dhe Federata Ruse

Burimi kryesor nga vijnë këto fonde është Evropa Perëndimore dhe Federata Ruse. Gjashtë vendet me shifrat më të larta të dërgesave janë Federata Ruse me 20.6 miliardë dollarë, Britania e Madhe me 17.1 miliardë, Gjermania me 14 miliardë dollarë, Franca me 10. 5 miliardë, Italia me 10.4  miliardë dhe Spanja me 9.6 miliardë. Të marra së bashku këto vende kanë siguruar 75 për qind të prurjeve nga Evropa.
Megjithatë, paratë që dolën nga këto vende nuk përbënin një rrjedhje të konsiderueshme fondesh nga këto vende. Sipas raportit ato përbënin vetëm 0.7 për qind të prodhimit të brendshëm bruto.
Rreth një e treta ose 36.5 miliardë dollarë nga paratë e emigrantëve nga vendet evropiane shkuan në 19 vende të Balltikut dhe Evropës Lindore, përfshirë në 10 vende të Bashkimit Evropian. Ndërsa pjesa tjetër, rreth 72.9 miliardë dollarë përfunduan në vende në zhvillim jashtë Evropës.
Nga 19 vendet ku shkojnë paratë e emigrantëve në Evropë, raporti arrin në përfundimin se nëntë vende ekonomitë e të cilave mbështeten te bujqësia, ishin të varura më shumë nga prurja nga vendet evropiane, përfshirë 22 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto në Moldavi dhe 17 për qind në Kosovë.
Në një kohë kur një numër i pashembullt refugjatësh po shkon në Evropë, për t’i shpëtuar konflikteve, në raport thuhet se Evropa ishte burim  fondesh nga emigrantët edhe për në shtete të brishta, përfshirë Irakun, Malin, Somalinë, Sudanin, Sirinë dhe Jemenin dhe se mund të bëhet më shumë për të shtuar ndikimin e prurjeve nga emigrantët për të ndihmuar në stabilizimin dhe rindërtimin e vendeve.

Ndikimi i këtyre fondeve në Shqipëri dhe Kosovë
Për të llogaritur me saktësi ndikimin e këtyre parave dhe për të shmangur qarkullimin e parave nga vende me të ardhura të larta në vende të tjera me të ardhura të larta, ku vendet që kanë një prodhim të brendshëm bruto mbi 20 mijë dollarë në vit për frymë konsiderohen dërguese dhe ato që kanë nën 20 mijë, vende marrëse, ku përfshihen edhe Shqipëria dhe Kosova. Ato janë pjesë e nëntë vendeve evropiane që nuk janë në BE ku futen gjithsej 16 miliardë dollarë nga emigrantët çdo vit.
Një nga problemet e identifikuara në raport, mospërfshirja në sistemin financiar, mbështetet tek të dhënat nga Shqipëria, Kosova dhe Moldavia. Sipas këtyre të dhënave qasja në shërbimet financiare nuk përkthehet gjithmonë në përfshirje në sistem,  nëse nuk ka shërbime për nevojat e atyre që përfitojnë nga këto para, institucione të besueshme dhe përdorim të tyre të informuar përmes programeve për edukim financiar.
Nga vendet ku shkojnë paratë e emigrantëve, një e treta e tyre janë në Evropë të barasvlershme me 36.5 miliardë dollarë. Ato thithin pjesën më të madhe, 79 për qind.  Nga këto, pjesa më e madhe janë në pjesën jugore dhe lindore. Nëntë vendet jo të BE-së në Evropë, marrin 16 miliardë dollarë nga Evropa, ose 81 për qind të të gjithë parave të emigrantëve.
Kosova dhe Shqipëria janë dy nga tre vendet ku mbi 90 për qind e fondeve nga emigrantët vijnë nga vende evropiane. Në Kosovë shifra është 1 milion e 226 mijë, 95 për qind, ndërsa për Shqipërinë 1 milionë e 118 mijë, 91 për qind.
Me më pak se 10 për qind të popullsisë evropiane, Shqipëria, Bjellorusia, Bosnja dhe Herzegovina, Kosova, Maqedonia, Moldavia, Mali i Zi, Serbia dhe Ukraina thithin pothuajse gjysmën, 44 për qind të të gjitha prurjeve evropiane.
Me përjashtim të Ukrainës këto vende kanë një histori emigracioni që filloi në vitet 1990 si pjesë e tranzicioneve politike. 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

24/01/2026
Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

Irena Gjoka vijon deklaratat si në formular, letër KLGJ për pafajësi

24/01/2026
Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

24/01/2026
Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

Irena Gjoka vijon deklaratat si në formular, letër KLGJ për pafajësi

24/01/2026
Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.