Rama, sarkazëm për akuzat e Blushit. Shan Becchetin: Agon Channel ka 0.001%...

Rama, sarkazëm për akuzat e Blushit. Shan Becchetin: Agon Channel ka 0.001% e audiencës

49
0
Shares

Kryeministri Rama i pyetur për qëndrimin e Ben Blushit për situatën në PS theksoi se ai mbetet miku i tij, por nuk komentoj ato se çfarë ai ka thënë.

Pyetje: Në fakt një lloj hezitim për të uruar e kishte dhe ish-miku juaj Blushi. Por tha se PS nuk është më parti?

Rama: Nuk e di pse i vutë ish, sepse nuk është ish. Ka qenë është dhe do të jetë miku im. Nuk kam dijeni se për çfarë më pyesni, dhe nuk më intereson në këtë rast. Sepse unë nga ana ime e bëra urimin për ditëlindjen e PS.

Pyetje: Megjithatë pretendimi i tij se PS nuk është më parti, por një strukturë politike në funksion të njëshit?

Rama: Unë nuk komentoj komentatorët. Unë mund t’ju them opinionin tim për PS nëse ju dëshironi të më pyesni në lidhje me qenien e PS në fushën e veprimit dhe debatit politik.

Pyetje: E konsideroni komentator Blushin?

Rama: Flas, pa dashur që të lë shteg për keqkuptime, që secili ka të drejtën lirinë që të bëjë komente. Unë nuk komentoj komentatorët.

Gjatë intervistës, Rama ka folur edhe rastin Agon Channel dhe Becchetti.

Pyetje: Rasti Becchetti, ju u shprehet nëpërmjet “Facebook” apo “Twiter” në mos gabohem se ai ka pastruar para. Ndërkohë ky personazh pas kësaj deklarate tuaj ka hedhur Shqipërinë në arbitrazh ndërkombëtar ku kërkon dëmshpërblim prej 160 milion eurosh. Dhe pretendon se Gjykata dhe Prokuroria janë nën kontrollin tuaj. A mendoni se kjo deklaratë e juaja ishte e parakohshme e nxituar mund të kthehet në boomerang?

Rama: Unë nuk kam bërë asnjë deklaratë të nxituar. Unë thjesht kam përshëndetur si një sukses, një hetim që është bërë nga strukturat e shtetit, ku është përfshirë drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe strukturat e tjera të specializuara sigurisht kam të drejtën dhe detyrimin të mbështes strukturat e shtetit në veprimtarinë e tyre hetimore, kundër krimit ekonomik dhe korrupsionit. Unë besoj në integritetin e atij hetimi. Unë nuk kam dhënë ndonjë verdikt, unë e kam konsideruar sukses bllokimin e burimit të paratë të pistë që financon një media. Ku e dini më mirë se unë dhe e dinë gjithë kolegët tuaj. Ka një prurje të atillë ofertash marramendëse dhe skandaloze për një vend si Shqipëria që është në sy të të gjithëve, fakti që ju nuk e thoni nuk e bën këtë të vërtetë gënjeshtër dhe nga ana tjetër kjo nuk ka lidhje fare me median në vetvete. Por ka lidhje me financimin e një aktiviteti ekonomik kriminal siç e ka nënvizuar dhe hetimi.

Pyetje: Në dosjen e prokurorisë nuk është e qartë, pastrim parash, evasion fiskal?

Rama: Unë nuk jam Prokurori. Di të them se e konsideroj një sukses ndërmarrjen e një veprimtarie hetimore, për krim ekonomik. Pastaj çfarë krimi ekonomik është ky, është një çështje që e vlerëson prokuroria dhe gjykata.

Pyetje : Zotëria në fjalë ka hequr një vijë paralele mes tij dhe Kodorkovskit nga njëra anë dhe jo e Putin nga ana tjetër. Ka një lloj simetrie?

Rama: Unë nuk kam dhënë asnjë lloj verdikti. Unë e kam konsideruar sukses një veprim hetimor të strukturave të shtetit.

Pyetje : Përse u godit 10 ditë para zgjedhjeve?

Rama: S’ka lidhje fare me zgjedhjet. Nuk ka lidhje fare me produktin e atij ekrani. Të them të drejtën as e kam parë ndonjëherë. Dhe që e shohin a se shohin 0.001 për qind e shqiptarëve. Por dhe nëse do ta shihnin 100 për qind e shqiptarëve kjo nuk do të ndryshonte pikëpamjen time për atë aktivitet kriminal

Pyetje: Është folur dhe për dekriminalizimin e mediave. Rasti i Agon Channel…

Rama: Nuk ka një rast Agon Channel, nuk është godit Agon Channel është goditur burimi i financimit tejet i dyshimtë si krim ekonomik.

Pyetje: Do verifikohen dhe do hetohen gjithë mediat për financimin e tyre?

Rama: Nuk është hetuar media këtu. Është hetuar një aktivitet ekonomik tejet i dyshimtë i shtrirë si një oktapod në shumë element.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY