Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha, pjesët e fjalimit që tërbojnë kryeministrin Rama

15/06/2015
Basha, pjesët e fjalimit që tërbojnë kryeministrin Rama
Share on FacebookShare on Whatsapp

Edhe në takimet e sotme elektorale, Lulzim Basha ka vijuar të theksojë dështimin e qeverisë në premtimet e saj të vitit 2013, pjesë të cilat nervozojnë aq shumë kryeministrin Rama. Ky i fundit prej disa ditësh i kushton një vëmendje të vecantë neutralizimit të fjalimeve të Bashës lidhur me qeverinë. “Të dy flasim për 22 qershorin, por ne flasim për 22 qershorin e 2015 ndërsa Basha flet për 22 qershorin e 2013”, thotë Rama në mitingjet e tij.

Ja cështjet që ngre Basha dhe tërbojnë kryeministrin: “Këta premtuan 300 mijë vende pune por papunësia është rritur, varfëria është rritur, varfëria ekstreme është pesëfishuar, sipas të dhënave të vetë qeverisë.
Këta premtuan çmime të ulëta por çmimet e ushqimeve janë rritur, çmimi i energjisë është bërë i papërballueshëm, njerëzit po shesin orenditë, fermerët po shesin bagëtinë e prapë nuk ia dalin. Njerëzit po zhyten në borxhe, familjarë, kryefamiljarë që arrijnë deri sa të shesin gjakun e trupit për të mos përfunduar pas hekurave, për 30 apo 40 mijë lekë të vjetra borxh të papaguara.

Kush ka një vend pune është i pasigurt nëse do e mbajë apo jo, mijëra e mijëra të tjerë kanë humbur vendet e punës dhe s’kanë asnjë siguri se të gjejnë vend pune. Pamundësia për të mbyllur muajin është makthi më i madh i mbi 80% të familjeve shqiptare, kryefamiljarë e kryefamiljare që rrinë me sytë nga qielli apo me sytë përdhe sepse nuk kanë se me çfarë të blejnë bukën e fëmijëve të tyre në darkë.

Ky realitet dhimbës karakterizohet nga çmime të larta, taksa të larta, fatura të larta por rroga që nuk janë rritur. Shqiptarët fitojnë më pak, paguajnë më shumë, jetojnë më keq por vallë qeveria a i sheh, a i dëgjon, a i kupton këto probleme? A janë prioritetet e dyshes Rama-Meta, zgjidhja e tyre? E keni parë se në këto dy vite dhe po kështu në këto dy muaj të fushatës nuk kanë asnjë fjalë, asnjë zgjidhje, asnjë ofertë për këto probleme. Ditë për ditë merren me sharje, ofendime, kërcënime, shantazhe ndaj opozitës, kryetarit të opozitës, kandidatëve tanë” .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Dramatike në Shkodër, plagosje me thikë, dy të rinj përfundojnë në spital

03/04/2026
“PD, përgjysmim të ngarkesës fiskale mbi naftën dhe hetim për autoritetin e konkurrencës”

“PD, përgjysmim të ngarkesës fiskale mbi naftën dhe hetim për autoritetin e konkurrencës”

03/04/2026
VIDEO/ Ish ministri Beqaj mbërrin në GJKKO për masën e sigurisë

VLORË/ Një pa jetë gjatë sherrit mes 3 personave. 63-vjeçari me dy goditje

03/04/2026
Veliaj krahason Tiranën me kryeqytetin e drogës: Më rrëmbyen si në Medelin. Procedura si e inceneratorit të Tiranës

Veliaj padit në Gjykatën Administrative prokurorin Ols Dado, tregon në seancë dëmet që i kanë ardhur Tiranës nga arrestimi i tij

03/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Dramatike në Shkodër, plagosje me thikë, dy të rinj përfundojnë në spital

03/04/2026
“PD, përgjysmim të ngarkesës fiskale mbi naftën dhe hetim për autoritetin e konkurrencës”

“PD, përgjysmim të ngarkesës fiskale mbi naftën dhe hetim për autoritetin e konkurrencës”

03/04/2026
VIDEO/ Ish ministri Beqaj mbërrin në GJKKO për masën e sigurisë

VLORË/ Një pa jetë gjatë sherrit mes 3 personave. 63-vjeçari me dy goditje

03/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.