Basha hedh poshtë mundësinë e tërheqjes së komisionerëve. Për Këlcyrën, Muhametaj refuzoi...

Basha hedh poshtë mundësinë e tërheqjes së komisionerëve. Për Këlcyrën, Muhametaj refuzoi testin e gishtave

49
0
Shares

“Nuk do të tërheqim komisionerët. E di që e ka thënë një gazetar, Vangjeli, që është ndërkohë edhe vartës i Ilir Metës. Nëse Meta dhe qeveria kanë ndonjë skenar të tillë, do marrin një përgjigje të denjë popullore”, tha kryetari i PD-së, Lulzim Basha i pyetur lidhur me qëndrimin e PD-së për zgjedhjet

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha akuzoi mbrëmë Termet Pecin, kandidatin socialist të Tepelenës si person me rekorde kriminale. Peci është gjithashtu një nga të privilegjuarit e sarkazmës së Kryeministrit Rama për shkak të “fitores publicitare” që ai përmendi pak javë më parë. Basha përsëriti edhe një herë se kandidatë të tillë si ai Krujës, Kavajës etj janë me rekorde kriminale, ndërsa ishte i ftuar në emisionin “Studio e Hapur” të Eni Vasilit.

Basha ka hedhur dritë për herë të parë edhe lidhur me largimin nga gara të kandidatit të saj në Këlcyrë. “Muhametaj me solli certifikate tek unë e cila ishte e pastër. Ia paraqita partnerëve por ata kishin rezerva dhe të tjera dyshime. I kërkova kandidatit të PD-së për këlcyrën të bënte testine shenjave të gishtave dhe ai refuzoi . pas kësja unë i hoqa mbështetjen dhe kërkova largimin tij nga gara”, tha Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY