Horoskopi 14 qershor / Yjet thonë për JU

Horoskopi 14 qershor / Yjet thonë për JU

56
0
Shares

Dashi
Dite mjaft pasionante kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do dashuroheni pa dorashka me partnerin tuaj dhe e ardhmja do jete e begate. Beqaret do përballen me surpriza te njëpasnjëshme te cilat do ua shtojnë dëshirën për te punuar. Ne planin financiar do merrni masa strikte qe ta ndryshoni sa me pare situatën. Me pak këmbëngulje do ja dilni mbanë.
 
Demi
Dite shume e zakonshme kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do i merrni gjerat si t’iu vijnë dhe nuk do mërziteni aspak. Beqaret do kërkojnë pa fund princin e tyre te kaltër, por nuk do ja dalin dot ta gjejnë atë. Duhet ende kohe qe gjithçka te ndryshoje për ju. Financat do kenë përmirësime te njëpasnjëshme dhe do ju duket sikur jeni vërtet ne ëndërr.
 
Binjakët
Dite jo shume e favorshme për jetën sentimentale te çifteve. Nuk do ndiheni mire pranë partnerit dhe nga momenti ne moment mund te lindin mosmarrëveshje. Beqaret duhet te mos gënjejnë asnjë person, përkundrazi duhet te tregohen sa me te sinqerte. Gjithçka mund te jete ndryshe për ta. Ne planin financiar duhet ta shtrëngoni pak rripin qe te mos keni vështirësi.
 
Gaforrja
Do keni nevoje për ndryshime gjate kësaj jave juve qe jeni ne një lidhje dhe për këtë duhet te flisni hapur me partnerin. Vetëm duke bashkëpunuar me te gjerat do ju ecin si keni dashur. Kurrsesi mos bëni sipas mendjes suaj. Beqaret do kenë flirtime, por asgjë me tepër. Me financat do i keni punët për mrekulli. Do shpenzoni aq sa doni dhe do hiqni para mënjanë.
 
Luani
Dite mjaft harmonika kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni mire pranë partnerit dhe nuk do doni te ndaheni asnjë çast. Beqaret duhet t’i bëjnë sytë katër sepse situata mund t’iu dale jashtë kontrollit po i morën gjerat si t’iu vijnë. Ne planin financiar do ketë turbullira, prandaj mundohuni t’i kryeni me kujdes shpenzimet.
 
Virgjëresha
Rutina do mbizotërojë gjithë kohës sot ne jetën sentimentale te çifteve. kjo do ju mërzitë pa mase dhe do ju nxite te debatoni here pas here. Beqaret do kenë vetëm disa takime pa te ardhme asgjë me shume sesa aq. Nuk ka ardhur ende koha për te ndryshuar statusin. Ne planin financiar mos ndërmerrni rreziqe nëse e shihni qe gjendja është e trazuar.
 
Peshorja
Do keni shume komplekse sot juve qe jeni ne një lidhje dhe nuk do kënaqeni aspak me aq sa do iu japë partneri. Mos abuzoni sepse do pendoheni shpejt. Beqaret do mbeten me te njëjtin status sepse dikush ua rrëmbeu nga duart personin qe kishin kohe qe e pëlqenin. Ne planin financiar do mbizotërojë gjithë kohës ekuilibri. Do ruani edhe para për te ardhmen.
 
Akrepi
Asnjë planet nuk do ndikoje sot ne jetën tuaj ne çift kështu qe çdo gjë do varet nga mënyra sesi ju do silleni. Vlerësojeni partnerin dhe here pas here toleroni. Beqaret do përzgjedhin gjate gjithë kohës dhe do mbeten vetëm. Njerëz perfektë nuk ka. Ne planin financiar gjykojini gjerat disa here para se te hidhni hapa. Kështu do shmangni problemet qe keni pasur.
 
Shigjetari
Dite e zakonshme do jete kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Duhet te mendoheni dhe te shtoni dozat e imagjinatës ne mënyrë qe te mos mbizotërojë rutina. Beqaret do bëjnë mire te mos nxitohen për asgjë nëse nuk duhan te kenë probleme me pas. Le te qëndrojnë vetëm edhe disa dite. Te ardhurat me shume gjase do përmirësohen. Do ndiheni mire.
 
Bricjapi
Tregohuni te arsyeshëm dhe te kuptueshëm sot juve qe jeni ne një lidhje, përndryshe mund te linin mosmarrëveshje te mëdha. Beqaret nuk do kënaqen me takimet qe do realizojnë dhe do preferojnë me shume te qëndrojnë me statusin qe kane. Me menaxhimin e financave do merreni me seriozisht. Nuk do kryeni me as shpenzime te ekzagjeruara.
 
Ujori
Dite e mbushur me çaste te lumtura kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ja kaloni për mrekulli pranë partnerit tuaj dhe do dashuroheni pa dorashka. Beqaret do jene magnetike dhe do bëjnë shume persona për vete. Ne planin financiar do jeni gati te bëni çdo lloj sakrifice ne mënyrë qe situata te ndryshoje përgjithmonë. Do ja dilni mbanë me sukses.
 
Peshqit
Do e joshni gjithë kohës partnerin tuaj sot dhe nuk do e lini asnjë çast te mërzitet. Marrëdhënia ne çift do jete e ngrohte. Vazhdoni ne këtë rruge dhe do ndiheni te plotësuar. Beqaret do bien ne dashuri me personin e duhur dhe shume shpejt do e ndryshojnë statusin. Financat nuk do jene te qëndrueshme kështu qe kujdes me hapat qe do hidhni.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY